Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

Shqipëria: Porto Romano dhe Korridori VIII, projekte kyç për mobilitetin e NATO-s

The Geopost May 30, 2026 2 min read
Share the news

Shqipëria po bën investime të rëndësishme në infrastrukturën strategjike në forcimin e lëvizshmërisë së NATO-s, ndërveprueshmërisë dhe gatishmërisë operacionale.

Kështu tha ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, gjatë takimit që zhvilloi të premten në Monsa të Belgjikës me komandantin suprem të Forcave Aleate në Evropë, Gjeneral Alexus G. Grynkewich.

“U diskutua për Bazën Detare të Porto Romanos dhe mobilitetin përgjatë Korridorit VIII. Ministri Nufi u shpreh se këto janë disa prej projekteve madhore, për të cilat Shqipëria po bën investime të rëndësishme në infrastrukturën strategjike në forcimin e lëvizshmërisë së NATO-s”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ministri Nufi shprehu gatishmërinë e Shqipërisë për të rritur kontributin në të gjitha operacionet e NATO-s në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Sipas njoftimit, në takim u vu në pah se rajoni mbetet i ekspozuar ndaj ndikimeve keqdashëse, si dhe ndaj sulmeve hibride dhe kibernetike, çka kërkon vëmendje dhe koordinim të vazhdueshëm mes aleatëve.

NATO është e pranishme në rajon përmes misionit paqeruajtës KFOR në Kosovë dhe bashkëpunon ngushtë me Eufor Althea në Bosnje dhe Hercegovinë.

Pak kohë më parë, Ambasada amerikane në Tiranë gjatë vizitës së ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker, theksoi se u diskutuan “aftësinë e Shqipërisë për t’u bërë një nyje logjistike e NATO-s në rajon”.

Qeveria shqiptare ka thënë se objektivi madhor i saj në fushën e mbrojtjes është që vendi të kthehet në një qendër rajonale të industrisë së mbrojtjes.

Në përmbushje të këtij qëllimi, Shqipëria do ta rihapë Shkollën e saj të Aviacionit në Vlorë, gati dy dekada pasi ishte mbyllur.

Gjithashtu ka nënshkruar marrëveshje me Italinë për prodhimin e anijeve luftarake në bazën detare të Pashalimanit në Vlorë si dhe do të fillojë prodhimin e dronëve luftarakë.

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë – shtet anëtar i NATO-s – ka theksuar gjithashtu se po punohet për përmirësimin e sistemeve të radarëve dhe forcimin e mbrojtjes kundërajrore./REL

Tags: NATO Shqiperi

Continue Reading

Previous: Tre vjet nga sulmi ndaj ushtarëve të NATO-s: Roli i drejtpërdrejtë i Vuçiqit përmes Radoiçiqit në destabilizimin e veriut
Next: Rumania kërkon mbështetje nga NATO pas rrëzimit të dronit rus

BE-ja jep edhe 2.86 miliardë euro për të mbuluar ‘nevojat më urgjente’ të Ukrainës – dronë dhe raketa 3 min read
  • News

BE-ja jep edhe 2.86 miliardë euro për të mbuluar ‘nevojat më urgjente’ të Ukrainës – dronë dhe raketa

The Geopost October 15, 2026
Samiti i BE-së në Bruksel: Ukraina, sanksionet ndaj Rusisë dhe zgjerimi në qendër të diskutimeve 10 min read
  • Ballkan

Samiti i BE-së në Bruksel: Ukraina, sanksionet ndaj Rusisë dhe zgjerimi në qendër të diskutimeve

The Geopost October 14, 2026
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete 5 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete

The Geopost October 14, 2026
Mujanoviq: Serbia bashkëpunon ngushtë me Rusinë kundër interesave të Kosovës dhe Bosnjës 2 min read
  • Ballkan

Mujanoviq: Serbia bashkëpunon ngushtë me Rusinë kundër interesave të Kosovës dhe Bosnjës

The Geopost October 14, 2026
BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiqit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën 3 min read
  • Ballkan

BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiqit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

The Geopost October 13, 2026
Instituti Boshnjak në Sarajevë anulon koncertin e muzikantëve rusë për shkak të organizatorëve kontroversë 2 min read
  • Ballkan

Instituti Boshnjak në Sarajevë anulon koncertin e muzikantëve rusë për shkak të organizatorëve kontroversë

The Geopost October 13, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.