Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

Shqipëria: Nuk jemi pjesë e asnjë skenari për destabilizimin e Malit të Zi

The Geopost August 29, 2026 3 min read
Share the news

Tirana zyrtare thotë se nuk është dhe nuk mund të jetë pjesë e asnjë skenari destabilizues ndaj Malit të Zi apo ndonjë shteti tjetër.

Qëndrimi i ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, vjen si reagim ndaj një deklarate të bërë një ditë më parë nga kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq.

Spajiq, deklaroi të enjten se autoritetet e këtij vendi kanë “informacione serioze operacionale të sigurisë” se mbyllja e paralajmëruar e kapitujve në negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian do të shoqërohet me veprimtari të koordinuar hibride, në të cilën janë përfshirë zyrtarë të të paktën dy shteteve të rajonit.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Spajiq nuk tregoi se cilat janë këto shtete e as nuk dha ndonjë provë konkrete për të mbështetur këto pretendime. Megjithatë, disa media malazeze aluduan se dy shtetet janë Shqipëria dhe Serbia.

“Edhe pse nuk ka asnjë akuzë të formuluar zyrtarisht ndaj Shqipërisë, dua të theksoj fort dhe qartë se Shqipëria as nuk është dhe as nuk mund të jetë pjesë e ndonjë skenari destabilizues, as në Malin e Zi, një vend fqinj, mik, partner dhe aleat në NATO, me të cilin ndajmë të njëjtin projekt të anëtarësimit në BE, dhe as askund tjetër”, shkroi kryediplomati shqiptar, Ferit Hoxha, në X.

Ai tha se Shqipëria investon çdo ditë në bashkëpunimin, mirëkuptimin, stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit, si dhe në bashkëpunimin më të gjerë evropian e euroatlantik.

Hoxha theksoi se as interpretimet mediatike dhe as debatet e brendshme politike nuk mund të prodhojnë probleme artificiale mes dy vendeve

“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm, në të gjitha nivelet, dhe këtë kam bërë edhe në këtë rast, në komunikimet që kam pasur me zëvëndëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviq, si dhe me zëvëndëskryeministrin Nik Gjeloshaj”, shkroi ai.

Ministri u ka bërë thirrje edhe aktorëve politikë në Shqipëri që të shmangin debatet e panevojshme dhe të mos e kthejnë politikën e jashtme në objekt të përplasjeve partiake.

Opozita në Shqipëri ka kërkuar që Qeveria të mos mjaftohet me mohimin, por të kërkojë zyrtarisht sqarime nga Podgorica dhe të bëjë transparente nëse institucionet shqiptare janë përmendur apo kanë qenë objekt i ndonjë informacioni të sigurisë.

Opozita e cilësoi si të papranueshme edhe mundësinë që Shqipëria të krijojë përshtypjen e koordinimit me Serbinë për veprimtari kundër stabilitetit të Malit të Zi.

Kreu i grupit të deputetëve të Partisë Demokratike në opozitë, Gazmend Bardhi, theksoi në një postim në Facebook se diplomacia shqiptare nuk duhet të krijojë paqartësi në rajon, por duhet të punojë për të forcuar besimin me fqinjët.

Ai tha se në vend që të përafrojë qëndrimet e Shqipërisë me agjenda që vijnë nga Beogradi, Tirana duhet të jetë në krah të vendeve që synojnë një rajon të qëndrueshëm, demokratik dhe evropian.

“Çdo hap i Qeverisë shqiptare që i shërben normalizimit të ndikimit politik të Serbisë në Shqipëri, pa transparencë dhe pa një vlerësim të qartë të interesit kombëtar, është i papranueshëm. Çështje të tilla si hapja e Konsullatës serbe në Shkodër nuk mund të trajtohen si vendime rutinë administrative, të shkëputura nga realiteti gjeopolitik dhe nga interesat strategjike të Shqipërisë”, shkroi Bardhi.

Kryeministri malazez i lidhi veprimet e pretenduara destabilizuese me procesin e anëtarësimit në bllokun evropian. Vendi i tij synon që deri në fund të vitit t’i mbyllë përkohësisht të gjithë kapitujt e negociatave, në mënyrë që të realizojë objektivin strategjik për anëtarësim në BE gjatë vitit 2028.

Ndërkaq, Shqipëria ka hapur të 33 kapitujt e negociatave me BE-në dhe synon të përfundojë negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027.

Tags: Evropa Mali i Zi Shqipëria

Continue Reading

Previous: SHBA-ja shënjestron një bankë në Emirate për transaksione që dyshohet se lidhen me Iranin
Next: KE-ja, Serbisë: Glorifikimi i kriminelëve të luftës s’ka vend në BE

KE-ja, Serbisë: Glorifikimi i kriminelëve të luftës s’ka vend në BE 2 min read
  • Ballkan
  • News

KE-ja, Serbisë: Glorifikimi i kriminelëve të luftës s’ka vend në BE

The Geopost August 29, 2026
SHBA-ja shënjestron një bankë në Emirate për transaksione që dyshohet se lidhen me Iranin 2 min read
  • Botë
  • News

SHBA-ja shënjestron një bankë në Emirate për transaksione që dyshohet se lidhen me Iranin

The Geopost August 29, 2026
“Për një serb do të vrasim 100 myslimanë”, Stojkoviq i reagon Vuçiqit: Ti je ai që nxite gjenocidin, do duhej të ishe në Hagë me Mlladiqin 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

“Për një serb do të vrasim 100 myslimanë”, Stojkoviq i reagon Vuçiqit: Ti je ai që nxite gjenocidin, do duhej të ishe në Hagë me Mlladiqin

The Geopost August 29, 2026
Reagime të ashpra për mundësinë që krimineli Mlladiq të varroset me nderime në Serbi 5 min read
  • Ballkan
  • News

Reagime të ashpra për mundësinë që krimineli Mlladiq të varroset me nderime në Serbi

The Geopost August 29, 2026
Katër vende të BE-së kërkojnë mënyra të reja për të përdorur asetet e ngrira ruse për Ukrainën 5 min read
  • Botë
  • News

Katër vende të BE-së kërkojnë mënyra të reja për të përdorur asetet e ngrira ruse për Ukrainën

The Geopost August 29, 2026
Punonjësi i OSBE-së në Kosovë glorifikoi Mladiqin, reagon organizata: Pretendimet për shkelje të Kodit të Sjelljes merren seriozisht 3 min read
  • Ballkan

Punonjësi i OSBE-së në Kosovë glorifikoi Mladiqin, reagon organizata: Pretendimet për shkelje të Kodit të Sjelljes merren seriozisht

The Geopost August 29, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.