Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

SHBA-ja shënjestron një bankë në Emirate për transaksione që dyshohet se lidhen me Iranin

The Geopost August 29, 2026 2 min read
Share the news

Shtetet e Bashkuara më 28 gusht ndërmorën hapa për të kufizuar edhe më shumë qasjen e Iranit në sistemin financiar global, duke shënjestruar një bankë në Emiratet e Bashkuara Arabe nën dyshimet se kanë lidhje me rrjetet bankare iraniane në hije, si dhe duke vendosur sanksione ndaj një drejtuesi të Bank Melli dhe një kompanie me seli në Hong Kong.

Rrjeti i Zbatimit të Krimeve Financiare (FinCEN) i Departamentit amerikan të Thesarit propozoi që institucionet financiare amerikane të ndalohen që të mbajnë llogari korrespondente për Banque Misr UAE, bankë të cilën Uashingtoni e përshkroi si një kanal kyç për qasjen e Iranit në dollarë amerikanë.

Thesari tha se banka kishte procesuar rreth 1.8 miliard dollarë nga janari 2024 deri në qershor 2026 për 103 kompani që mund të jenë të lidhura me rrjetet bankare iraniane në hije. Sipas tij, disa prej klientëve duket se ishin kompani fiktive në shërbim të Ministrisë iraniane të Mbrojtjes dhe Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), teksa banka dyshohet se ishte përdorur për pastrimin e parave dhe shmangien e sanksioneve amerikane.

Ndaras, Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja (OFAC) e Departamentit të Thesarit vendosi sanksione ndaj Reza Mohammad Taeedi, menaxherit të degës së Bank Melli në Dubai, duke e akuzuar bankën se ka lehtësuar transaksione me vlerë miliarda dollarë për Forcën Kuds të IRGC-së dhe se ka ndihmuar në financimin e grupeve që janë të rreshtuar me Iranin.

OFAC-u vendosi po ashtu sanksione ndaj Kameng Trading Limited, kompani me seli në Hong Kong, për të cilën Thesari tha se ka ndihmuar një këmbimore iraniane, nën sanksione, që të pastronte paratë dhe të kishte qasje në sistemin ndërkombëtar financiar.

“Veprimi i sotëm intensifikon fushatën tonë të presionit ndaj Iranit”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Tommy Pigott, duke shtuar se Uashingtoni do të shënjestrojë individët dhe subjektet e përfshira në aktivitete të paligjshme financiare, në emër të Teheranit.

Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, tha se masa ndaj Banque Misr UAE ishte “hapi i parë” për ta mbajtur këtë bankë përgjegjëse.

Masat janë pjesë e Operacionit “Ofensiva Ekonomike”, të nisur nga administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, më 24 gusht që synon rritjen e presionit ndaj rrjeteve financiare të Iranit dhe zgjerimin e rrezikut të sanksioneve për institucionet që bëjnë biznes me regjimin iranian.

Me synimin për të rritur presionin ndaj rrjeteve financiare të Iranit dhe për të zgjeruar rrezikun e sanksioneve për institucionet që bëjnë biznes me regjimin iranian./REL

Tags: Emiratet e Bashkuara Arabe Irani SHBA

Continue Reading

Previous: Reagime të ashpra për mundësinë që krimineli Mlladiq të varroset me nderime në Serbi
Next: Shqipëria: Nuk jemi pjesë e asnjë skenari për destabilizimin e Malit të Zi

Gjermania nis prodhimin masiv të dronëve për Ukrainën, disa do të kenë rreze deri në 1,500 kilometra 2 min read
  • Botë
  • News

Gjermania nis prodhimin masiv të dronëve për Ukrainën, disa do të kenë rreze deri në 1,500 kilometra

The Geopost September 5, 2026
Suedia në alarm nga kërcënimi rus: Duan të na bëjnë të ndihemi të pasigurt 2 min read
  • Botë
  • News

Suedia në alarm nga kërcënimi rus: Duan të na bëjnë të ndihemi të pasigurt

The Geopost September 5, 2026
Ministri irlandez: Varrimi shtetëror për Mlladiqin ose pjesëmarrja e pushtetit në të, të papranueshme për BE-në 3 min read
  • Ballkan
  • News

Ministri irlandez: Varrimi shtetëror për Mlladiqin ose pjesëmarrja e pushtetit në të, të papranueshme për BE-në

The Geopost September 5, 2026
Detaje nga aktakuza ndaj 35 të dyshuarve për vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve në Prekaz 7 min read
  • Ballkan
  • News

Detaje nga aktakuza ndaj 35 të dyshuarve për vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve në Prekaz

The Geopost September 5, 2026
Marta Kos anulon vizitën në Serbi për shkak të glorifikimit të Ratko Mlladiqit 3 min read
  • Ballkan
  • News

Marta Kos anulon vizitën në Serbi për shkak të glorifikimit të Ratko Mlladiqit

The Geopost September 5, 2026
Nga dosja e Fehim Salit në Kosovë te spyware-i ndaj studentëve në Serbi: Si Vuçiq përdor BIA-n për spiunazh dhe ndërhyrje politike 7 min read
  • News

Nga dosja e Fehim Salit në Kosovë te spyware-i ndaj studentëve në Serbi: Si Vuçiq përdor BIA-n për spiunazh dhe ndërhyrje politike

The Geopost September 4, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.