Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

Rutte thotë se Putini ndodhet në një “pozitë të vështirë”, ndërsa u jep garanci aleatëve të NATO-s mes raporteve për kërcënime

The Geopost September 25, 2026 2 min read
Share the news

NATO-ja është e përgatitur t’u përgjigjet incidenteve të sabotimit dhe atyre me dronë në mbarë Evropën dhe ka plane për të trajtuar kërcënime të tilla.

Kështu, siç raportojnë mediat e huaja, deklaroi të enjten Sekretari i Përgjithshëm, Mark Rutte.

“Rusia po ndërmerr gjithnjë e më shumë veprime në fushën kibernetike e të tjera, por… NATO-ja është gati për këtë”, ka thënë Rutte gjatë një aktiviteti në Nju-Jork për përkujtimin e sulmeve të 11 shtatorit 2001 ndaj Shteteve të Bashkuara.

“Ne i kemi gati të gjitha këto opsione reagimi… kur bëhet fjalë për kërcënimet hibride, për të siguruar që të mbetemi të fortë”, ka shtuar ai.

Rutte argumentoi se numri në rritje i incidenteve hibride në vendet e NATO-s tregonte se presidenti rus Vladimir Putin po e humbte luftën në Ukrainë, e cila tashmë ka hyrë në vitin e saj të pestë.

“Putini ndodhet në një pozitë të vështirë”, citohet të ketë thënë Rutte, duke shtuar se Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë dhe se qytetarët e 32 vendeve të NATO-s mund të qëndrojnë të qetë.

Ai u bëri thirrje anëtarëve të NATO-s që të ofrojnë “më shumë mbështetje për Ukrainën” nëse “vërtet duan t’u japin një sinjal rusëve lidhur me çdo incident apo sulm hibrid”.

“Të gjitha opsionet e reagimit janë në dispozicion dhe ne do të përdorim çfarëdo që të jetë e nevojshme”, ka thënë më tej Rutte.

Deklaratat e tij erdhën pasi shërbimi danez i inteligjencës paralajmëroi të enjten për një rrezik në rritje të veprimeve ushtarake ruse kundër vendeve të NATO-s, përfshirë sulme të tjera hibride.

Njëkohësisht, mediat spanjolle raportuan se inteligjenca amerikane kishte paralajmëruar vendet evropiane për një operacion të mundshëm rus me dronë që do të kishte në shënjestër Spanjën, Francën ose Italinë.

Tags: Mark Rutte NATO Rusia Vladimir Putin

Continue Reading

Previous: Ambasada amerikane: Autorët e sulmit në Banjskë duhet të mbahen përgjegjës
Next: Norvegjia do të ndajë 9 miliardë dollarë për të mbështetur Ukrainën në vitin 2027

Punë të premtuara në Rusi, luftë dhe vdekje në Ukrainë: Si mashtrohen dhe rekrutohen të huajt nga vendet e varfra 9 min read
  • Botë
  • News

Punë të premtuara në Rusi, luftë dhe vdekje në Ukrainë: Si mashtrohen dhe rekrutohen të huajt nga vendet e varfra

The Geopost November 10, 2026
NATO 3.0, ambasadori amerikan: Rivendosja e Aleancës në gjendjen fillestare 4 min read
  • Botë
  • Siguri

NATO 3.0, ambasadori amerikan: Rivendosja e Aleancës në gjendjen fillestare

The Geopost November 10, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat zbulon përmasat e humbjeve ruse: Mbi 450 mijë të vrarë në Ukrainë 4 min read
  • Botë

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat zbulon përmasat e humbjeve ruse: Mbi 450 mijë të vrarë në Ukrainë

The Geopost November 10, 2026
Pesë arsye pse bisedimet SHBA-Ukrainë-Rusi mund të dështojnë: Putini nuk po tregon gatishmëri për paqe 7 min read
  • News

Pesë arsye pse bisedimet SHBA-Ukrainë-Rusi mund të dështojnë: Putini nuk po tregon gatishmëri për paqe

The Geopost November 10, 2026
Arrestohet vëllai i Viktor Orbánit, dyshohet për përfshirje në kontrabandë me njerëz 4 min read
  • Botë

Arrestohet vëllai i Viktor Orbánit, dyshohet për përfshirje në kontrabandë me njerëz

The Geopost November 9, 2026
Ukraina nën sulme – Trump sinjalizon ndryshime territoriale 5 min read
  • Botë
  • News

Ukraina nën sulme – Trump sinjalizon ndryshime territoriale

The Geopost November 9, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.