Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

Rusia nuk respekton armëpushimin, sulmon me raketa dhe dronë Ukrainën – të paktën pesë të vdekur

The Geopost September 6, 2026 1 min read
Share the news

Rusia ka vijuar sulmet ndaj Ukrainës, pavarësisht armëpushimit të shpallur nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në prag të vizitës së përfaqësuesve të presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner.

Gjatë natës, forcat ruse lëshuan raketa balistike dhe 167 dronë drejt objektivave në Ukrainë. Sulmet shkaktuan viktima në rajonin e Dnipropetrovskut, ku humbën jetën pesë persona.

Sulme janë raportuar edhe në Zaporizhzhia, ku forcat ruse goditën një parking me kamionë. Ndërkohë, një dron u rrëzua mbi një ndërtesë shumëkatëshe në qytetin e Boryspilit.

Zelensky kishte deklaruar më herët se Forcat e Armatosura të Ukrainës nuk do të kryenin sulme ndaj Rusisë gjatë vizitës së përfaqësuesve të Trumpit.

Lideri ukrainas i bëri thirrje Moskës që të ndërmerrte të njëjtën masë dhe të respektonte një pauzë në luftime.

Megjithatë, sulmet gjatë natës tregojnë se armëpushimi nuk është respektuar nga pala ruse, duke shtuar pasigurinë rreth përpjekjeve të reja diplomatike për t’i dhënë fund luftës.

Vizita e Witkoff dhe Kushner në Moskë shihet si pjesë e përpjekjeve të administratës amerikane për të çuar përpara një propozim për përfundimin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

Tags: Rusia Ukraina

Continue Reading

Previous: Serbia përgatitet ta varrosë me nderime Mlladiqin, reagojnë ashpër të mbijetuarit e luftës në Bosnje
Next: Vërshëllima, hedhje vezësh dhe brohoritje “Ik, ik!” – Vuçiqi nuk mirëpritet nga mijëra qytetarë të Nishit

BE-ja kërkon reforma, NATO paralajmëron kundër vakumit të sigurisë – Dodiku mbetet pro-rus 9 min read
  • Ballkan

BE-ja kërkon reforma, NATO paralajmëron kundër vakumit të sigurisë – Dodiku mbetet pro-rus

The Geopost October 8, 2026
“Çdo shtëpi serbe ka një Ratko”, Prokuroria urdhëron marrjen në pyetje të Knezheviqit për lavdërimin e Mlladiqit 2 min read
  • Ballkan

“Çdo shtëpi serbe ka një Ratko”, Prokuroria urdhëron marrjen në pyetje të Knezheviqit për lavdërimin e Mlladiqit

The Geopost October 8, 2026
Brukseli i jep sinjal të fortë Vuçiqit: Serbia mbetet pa udhërrëfyes për anëtarësim në BE 7 min read
  • Ballkan

Brukseli i jep sinjal të fortë Vuçiqit: Serbia mbetet pa udhërrëfyes për anëtarësim në BE

The Geopost October 8, 2026
Stradner: Trump duhet të distancohet nga Dodiku dhe Vuçiqi, të dy janë kukulla të Putinit dhe Xi Jinpingut 2 min read
  • Ballkan

Stradner: Trump duhet të distancohet nga Dodiku dhe Vuçiqi, të dy janë kukulla të Putinit dhe Xi Jinpingut

The Geopost October 8, 2026
E dënuara për krime lufte, Bilana Plavshiq, varroset me nderime në Banjallukë 6 min read
  • Ballkan

E dënuara për krime lufte, Bilana Plavshiq, varroset me nderime në Banjallukë

The Geopost October 8, 2026
Rubio në Athinë paralajmëron Iranin se nuk do të ketë kurrë armë bërthamore 6 min read
  • News

Rubio në Athinë paralajmëron Iranin se nuk do të ketë kurrë armë bërthamore

The Geopost October 8, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.