Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

Republikani Joe Wilson: Serbia nën Vuçiqin po kërcënon stabilitetin e rajonit

The Geopost August 28, 2026 2 min read
Share the news

Kongresmeni republikan amerikan Joe Wilson ka kritikuar ashpër presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke e akuzuar se nën udhëheqjen e tij Beogradi është larguar nga sundimi i ligjit dhe është afruar me vende dhe regjime që Washingtoni i konsideron kundërshtarë të Perëndimit.

Wilson ka bërë të ditur se së bashku me kongresmenin demokrat William Keating kanë prezantuar në Kongresin amerikan “SRBIJA Act”, një nismë dypartiake që synon të adresojë zhvillimet politike dhe situatën në Serbi.

“Nën presidentin Vuçiq, Serbia është larguar qëllimisht gjithnjë e më shumë nga sundimi i ligjit dhe është afruar me armiqtë e lirisë, si krimineli i luftës Putin, Partia Komuniste Kineze dhe regjimi terrorist në Teheran”, ka shkruar Wilson.

Kongresmeni amerikan ka vënë në dukje edhe protestat e gjera që po zhvillohen në Serbi kundër korrupsionit dhe qeverisjes së Vuçiqit, duke shprehur shqetësim për ndikimin e politikave të Beogradit në stabilitetin rajonal.

“Pavarësisht protestave të gjera kundër korrupsionit, qeveria e Vuçiqit kërcënon të destabilizojë rajonin dhe më gjerë. Populli i Serbisë meriton më mirë”, ka deklaruar Wilson.

Prezantimi i “SRBIJA Act” vjen në një periudhë kur Serbia po përballet me një valë të gjatë protestash të udhëhequra nga studentët dhe qytetarët, të cilët kërkojnë përgjegjësi institucionale, luftë kundër korrupsionit dhe ndryshime në mënyrën e qeverisjes.

Nisma dypartiake në Kongresin amerikan sinjalizon gjithashtu se zhvillimet në Serbi po marrin vëmendje të shtuar në Washington, veçanërisht në raport me orientimin e Beogradit ndaj Rusisë, Kinës dhe Iranit, si dhe ndikimin e tij në sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Tags: Aleksandar Vuçiq Serbia SHBA

Continue Reading

Previous: Kongresi amerikan paralajmëron Vuçiqin: Distancohu nga Rusia, Kina dhe Irani ose përballu me masa
Next: Ligjvënësit amerikanë me projektligji për masa ndaj Serbisë për shkak të demokracisë, Rusisë dhe Kinës

Maqedonci për median ndërkombetare: Serbia vazhdon ta kërcënojë Kosovën, lidhjet me Rusinë shtojnë shqetësimet për sigurinë 2 min read
  • Ballkan
  • Siguri

Maqedonci për median ndërkombetare: Serbia vazhdon ta kërcënojë Kosovën, lidhjet me Rusinë shtojnë shqetësimet për sigurinë

The Geopost October 12, 2026
Diplomati rus i dëbuar nga Bullgaria shfaqet në Serbi 9 min read
  • News

Diplomati rus i dëbuar nga Bullgaria shfaqet në Serbi

The Geopost October 12, 2026
Çerimagiq: Përmes Vulinit, Serbia promovon mbështetjen ruse për Vuçiqin dhe projektin e “Botës Serbe” 3 min read
  • Ballkan
  • News

Çerimagiq: Përmes Vulinit, Serbia promovon mbështetjen ruse për Vuçiqin dhe projektin e “Botës Serbe”

The Geopost October 11, 2026
Rusia, BE-ja, Kina, SHBA-ja: Kah cili vend anojnë 18 listat zgjedhore në Serbi? 15 min read
  • Ballkan
  • News

Rusia, BE-ja, Kina, SHBA-ja: Kah cili vend anojnë 18 listat zgjedhore në Serbi?

The Geopost October 11, 2026
Shërbimet e inteligjencës evropiane paralajmërojnë: Rusët po përgatisin atentate në të gjithë Evropën 3 min read
  • Botë
  • News

Shërbimet e inteligjencës evropiane paralajmërojnë: Rusët po përgatisin atentate në të gjithë Evropën

The Geopost October 11, 2026
Nga Banjska deri te “Bota Serbe”, zbulohet plani i Vuçiqit dhe Vulinit për destabilizimin e Ballkanit! 2 min read
  • Ballkan
  • News

Nga Banjska deri te “Bota Serbe”, zbulohet plani i Vuçiqit dhe Vulinit për destabilizimin e Ballkanit!

The Geopost October 11, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.