Mijëra studentë dhe qytetarë nga e gjithë Serbia u mblodhën në Sheshin Slavija të Beogradit për një tubim masiv, me turma të mëdha që mbushën rrugët qendrore të kryeqytetit serb duke brohoritur kundër qeverisë dhe presidentit Aleksandar Vuçiq.
Demonstrata u zhvillua në mënyrë paqësore nga ora 18:00 deri rreth orës 20:00, megjithatë pak pasi përfundoi aktiviteti zyrtar i protestës, shpërthyen përleshje të dhunshme në qendër të qytetit mes një grupi protestuesish dhe forcave policore.
Autoritetet dislokuan njësitë speciale për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shpërndarë turmën ndërsa tensionet u rritën.
Raportimet lokale thanë se policia përdori forcë për të larguar protestuesit nga disa rrugë kryesore pranë institucioneve shtetërore.
Ndryshe, protestat po mbahen prej muajsh nga studentët dhe grupet opozitare, të cilët kërkojnë zgjedhje të parakohshme, luftë më të fortë kundër korrupsionit, institucione më funksionale dhe më shumë liri për mediat dhe universitetet.

Togeri i Kosovës, Jevtiq, i përcolli BIA-s dokumente dhe plane operative të Policisë
Ministri i Jashtëm i Bosnjës u shkruan shteteve të OKB-së të sanksionojnë Serbinë për nderimet shtetërore për Mlladiqin
Zyrtari rus i futbollit dhe ish-oficeri i inteligjencës bëhet shtetas i ri serb
Dy fytyrat e Serbisë
Lidhjet mes politikës, klubeve dhe tifozëve: Madhërimi i Mlladiqit pa reagime dhe sanksione
Veteranët e SAS-it trajnojnë rusët në kampe në Serbi dhe Bullgari për të luftuar në Ukrainë’