Faqja e njohur nacionaliste në Instagram “stay.serbian”, e cila ndiqet nga mbi 250.000 përdorues, ka ripostuar sërish një video të vitit të kaluar nga Gazimestani, duke e paraqitur përmbajtjen e vjetër si aktuale dhe duke e rikthyer në qarkullim mes një numri të madh përdoruesish, duke e përdorur atë për përhapjen e një propagande nacionaliste të koordinuar.
Publiku që e sheh videon për herë të parë zakonisht nuk ka informacion se bëhet fjalë për material të vjetër, ndaj përmbajtja fiton peshë dhe ndikim të ri.
Ndërkohë, grupet dhe individët që marrin pjesë në Gazimestan gjithnjë e më shpesh i përdorin këto tubime kryesisht për shprehjen e qëndrimeve politike radikale dhe për përhapjen e vetëdijshme të nacionalizmit, e jo për përkujtimin dinjitoz të ngjarjeve historike.
Në video vërehet qartë përdorimi i një ikonografie agresive etno-fetare, e cila shërben si “mjet” për mobilizim politik. Mes të pranishmëve dominojnë flamuj të mëdhenj jo standardë me simbole heraldike të “unitetit gjithëserb”, si dhe flamuj të kuq ushtarakë me figurën e Jezu Krishtit.
Tubimet në Gazimestan paraqesin një shembull ku motive fetare dhe replika të flamujve mesjetarë të betejave keqpërdoren për të rritur tonin luftarak të tubimit dhe për të dërguar mesazhe provokuese.
The Geopost

Rasti i Oliver Ivanoviqit: Njeriu i BIA-s që e priti para vrasjes, gati nëntë vjet pa hetim në Serbi
Trajkoviq kërkon nga BIA të zbulojë vendndodhjen e Radoiçiqit
Zyrtari i Pentagonit thotë se lufta në Ukrainë ka të ngjarë të zgjasë deri në dimër, pavarësisht përpjekjeve për ndërmjetësim
Embargoja e Vuçiqit nuk e ndali eksportin e armëve nga Serbia
Si e goditën forcat ukrainase urën strategjike të Krimesë, një nga objektivat më të mbrojtura të Rusisë?
Inteligjenca amerikane: Irani po zhvillon plane për të shpërthyer potencialisht një bombë në Uashington