Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

Policia: Janë gjetur dëshmi se një nga të arrestuarit në Zubin Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

The Geopost August 1, 2026 3 min read
Share the news

Policia e Kosovës tha se ka bastisur shtëpinë e M.J në Zubin Potok dhe ka gjetur dhe sekuestruar prova që dëshmojnë se ai kishte qenë “i mobilizuar dhe pjesë aktive gjatë periudhës së luftës në ish-armatën jugosllave”.

M.J së bashku me M.B u arrestuan më 28 korrik, nën dyshime për veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile”.

Prokuroria Speciale ka thënë se arrestimi i tyre lidhet me gërmimet që po fryhen në Zubin Potok ku dyshohet për një varrezë masive dhe besohet se aty janë varrosur viktima të luftës së fundit në Kosovë.

Policia, ndërkaq, tha se në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale po vazhdon të kryejë hetime intensive lidhur me dy të arrestuarit.

“Rasti po vazhdon të trajtohet nga ekipet relevante policore, përderisa Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar që në bashkëpunim me organet e drejtësisë, të trajtojë të gjitha rastet penale, përfshirë ato që kanë të bëjnë me krimet e luftës”, u tha në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, ka konfirmuar më 30 korrik se në Kalludër të Vogël të Zubin Potokut janë zbuluar mbetje mortore që janë me origjinë njerëzore.

Sipas tij, identifikimi i viktimave do të marrë kohë, pasi eshtrat do t’iu nënshtrohen identifikimit përmes ADN-së.

Institucionet e Kosovës dyshojnë se varreza e dyshuar masive mund të lidhet me zhdukjen e “grupit të intelektualëve të Mitrovicës”.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha më 29 korrik se ky ishte dyshimi i parë i institucioneve, por theksoi se identiteti i mbetjeve mortore mund të konfirmohet vetëm pas përfundimit të procedurave hetimore.

Në prill të vitit 1999 ishin zhdukur 23 civilë shqiptarë, në mesin e tyre mjekë, profesorë, avokatë dhe profile të tjera.

Disa ditë pas nisjes së gërmimeve në Zubin Potok, më 30 korrik në Serbi u arrestua një person nën dyshime për “spiunazh”.

Por, ministri në detyrë i Punës, Familjes, Mbrojtjes Sociale dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare i Kosovës, Andin Hoti, pretendoi se R.T – nga Istogu – u arrestua në Serbi pasi ndihmoi në zbulimin e një varreze masive në Kosovë.

Fondi për të Drejtën Humanitare i Kosovës dhe Fondi për të Drejtën Humanitare i Serbisë kanë bërë të ditur se verifikimi i informacionit për varrezën masive në Zubin Potok ka zgjatur më shumë se dy dekada.

Në njoftimet e tyre thuhet se informacioni për një varrezë të mundshme masive në Kalludër të Vogël është bërë publik më 7 janar 2013, kur e përditshmja Zëri publikoi deklaratën e R.T.-së për vrasjen e 23 civilëve shqiptarë dhe varrosjen e trupave të tyre në luginën e fshatit Kalludër e Vogël.

Thuhet se R.T. u kishte dhënë deklaratë hetuesve të UNMIK-ut dhe Policisë së Kosovës më 7 shkurt 2003.

Nuk ka konfirmim zyrtar nëse R.T. që u arrestua në Serbi është personi i njëjtë me atë që dha dëshmi për varrezën masive në veri të Kosovës.

Ndërkaq, Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë më 29 korrik publikoi një raport preliminar, ku tha se janë dokumentar 12.230 viktima të luftës në Kosovë, në periudhën 1 janar 1998 – 20 qershor 1999.

Mbi 1.500 persona, shumica shqiptarë, konsiderohen ende të zhdukur, teksa mbetje mortore të të zhdukurve janë gjetur në disa varreza masive në Serbi./REL

Tags: Policia e Kosovës Prokuroria Speciale Zubin Potok

Continue Reading

Previous: Ukraina godet objektiva ruse të energjisë dhe logjistikës
Next: I mbijetuari i Masakrës së Reçakut: Pa autorët, s’ka drejtësi

Serbia nderon Brigadën e 37-të, derisa arkiva e saj mbetet kërkesë për zbardhjen e krimeve të luftës në Kosovë 3 min read
  • Ballkan
  • News

Serbia nderon Brigadën e 37-të, derisa arkiva e saj mbetet kërkesë për zbardhjen e krimeve të luftës në Kosovë

The Geopost August 2, 2026
Serbia arreston në kufi me Hungarinë një burrë nën dyshimin për krime lufte 2 min read
  • Ballkan
  • News

Serbia arreston në kufi me Hungarinë një burrë nën dyshimin për krime lufte

The Geopost August 2, 2026
Kosova arreston edhe një të dyshuar për krime lufte në Zubin Potok 3 min read
  • Ballkan
  • News

Kosova arreston edhe një të dyshuar për krime lufte në Zubin Potok

The Geopost August 2, 2026
Ambasada e SHBA-së në Jordani u bën thirrje qytetarëve të saj të shqyrtojnë largimin 1 min read
  • Botë
  • News

Ambasada e SHBA-së në Jordani u bën thirrje qytetarëve të saj të shqyrtojnë largimin

The Geopost August 2, 2026
Koci: ​Edhe një shtetas i Kosovës ndalohet nga autoritetet serbe në kufi me Hungarinë 2 min read
  • Ballkan
  • News

Koci: ​Edhe një shtetas i Kosovës ndalohet nga autoritetet serbe në kufi me Hungarinë

The Geopost August 2, 2026
Vendosja e vizave largon rusët nga Mali i Zi 9 min read
  • Botë
  • News

Vendosja e vizave largon rusët nga Mali i Zi

The Geopost August 2, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.