Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • News

Komisioni Europian thotë se rritja e numrit të rusëve me shtetësi serbe përbën rrezik potencial sigurie për BE-në

The Geopost June 7, 2026 5 min read
Share the news

Megjithëse politika e shtetësisë është kompetencë e Serbisë, numri në rritje i shtetasve rusë që, përmes marrjes së shtetësisë serbe, fitojnë mundësinë e hyrjes pa viza në Bashkimin Evropian (BE), përbën sfidë të mundshme sigurie për bllokun, vlerësoi Komisioni Evropian (KE).

Në dokumentin më të fundit të Komisionit Evropian, i cili vlerëson progresin e Serbisë në kapitujt 23 dhe 24 që lidhen me sundimin e ligjit, thuhet se gjatë periudhës së fundit është rritur numri i shtetësive të dhëna për shtetasit rusë.

“Pavarësisht të drejtës sovrane të Serbisë për të vendosur mbi politikat e saj të shtetësisë dhe natyralizimit, fitimi i përshpejtuar i së drejtës për udhëtim pa viza në BE nga shtetasit rusë përmes dhënies së shtetësisë serbe, numri i të cilëve është rritur krahasuar me vitet e mëparshme, paraqet rreziqe të mundshme sigurie për BE-në”, thuhet në dokumentin joformal të KE-së, të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë (REL).

Ky dokument ishte çështje diskutimi në nivelin e diplomatëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në fund të majit.“Serbia duhet ta përmirësojë kontrollin e kërkesave për viza të paraqitura nga shtetas të vendeve që konsiderohen me rrezik në aspektin e migracionit të parregullt ose të sigurisë”, thuhet më tej.

Kohët e fundit, disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian po ushtrojnë trysni mbi Komisionin Evropian për ta propozuar një ligj që do ta lehtësonte refuzimin e vizave turistike për shtetasit rusë, për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Moska.Sipas të dhënave të BE-së, numri i vizave turistike të lëshuara për zonën Shengen për shtetasit rusë u rrit gjatë vitit 2025 në pothuajse 480.000, që është niveli më i lartë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar tashmë se Serbia nuk do të vendosë viza për shtetasit rusë.Sipas kushteve të Planit të Rritjes, Serbia deri në fund të vitit duhet të vendosë viza për të paktën tri shtete.Politika e vizave e Serbisë është “vetëm pjesërisht e harmonizuar” me politikën e vizave të Bashkimit Evropian dhe me listën e vendeve të treta, qytetarët e të cilave kanë nevojë për vizë për të hyrë në BE, thuhet në raportin për sundimin e ligjit për Serbinë.

Aktualisht, 12 të ashtuquajtura vende të treta gëzojnë regjim pa viza me Serbinë, por jo edhe me BE-në: Armenia, Azerbajxhani, Bahrejni, Bjellorusia, Kina, Indonezia, Xhamajka, Kirgizi, Kazakistani, Rusia, Surinami dhe Turqia.

Megjithëse politika e shtetësisë është kompetencë e Serbisë, numri në rritje i shtetasve rusë që, përmes marrjes së shtetësisë serbe, fitojnë mundësinë e hyrjes pa viza në Bashkimin Evropian (BE), përbën sfidë të mundshme sigurie për bllokun, vlerësoi Komisioni Evropian (KE).

Në dokumentin më të fundit të Komisionit Evropian, i cili vlerëson progresin e Serbisë në kapitujt 23 dhe 24 që lidhen me sundimin e ligjit, thuhet se gjatë periudhës së fundit është rritur numri i shtetësive të dhëna për shtetasit rusë.

”Pavarësisht të drejtës sovrane të Serbisë për të vendosur mbi politikat e saj të shtetësisë dhe natyralizimit, fitimi i përshpejtuar i së drejtës për udhëtim pa viza në BE nga shtetasit rusë përmes dhënies së shtetësisë serbe, numri i të cilëve është rritur krahasuar me vitet e mëparshme, paraqet rreziqe të mundshme sigurie për BE-në”, thuhet në dokumentin joformal të KE-së, të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë (REL).

Ky dokument ishte çështje diskutimi në nivelin e diplomatëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në fund të majit.“Serbia duhet ta përmirësojë kontrollin e kërkesave për viza të paraqitura nga shtetas të vendeve që konsiderohen me rrezik në aspektin e migracionit të parregullt ose të sigurisë”, thuhet më tej.Kohët e fundit, disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian po ushtrojnë trysni mbi Komisionin Evropian për ta propozuar një ligj që do ta lehtësonte refuzimin e vizave turistike për shtetasit rusë, për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Moska.

Sipas të dhënave të BE-së, numri i vizave turistike të lëshuara për zonën Shengen për shtetasit rusë u rrit gjatë vitit 2025 në pothuajse 480.000, që është niveli më i lartë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022.Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar tashmë se Serbia nuk do të vendosë viza për shtetasit rusë.Sipas kushteve të Planit të Rritjes, Serbia deri në fund të vitit duhet të vendosë viza për të paktën tri shtete.

Politika e vizave e Serbisë është “vetëm pjesërisht e harmonizuar” me politikën e vizave të Bashkimit Evropian dhe me listën e vendeve të treta, qytetarët e të cilave kanë nevojë për vizë për të hyrë në BE, thuhet në raportin për sundimin e ligjit për Serbinë.

Aktualisht, 12 të ashtuquajtura vende të treta gëzojnë regjim pa viza me Serbinë, por jo edhe me BE-në: Armenia, Azerbajxhani, Bahrejni, Bjellorusia, Kina, Indonezia, Xhamajka, Kirgizi, Kazakistani, Rusia, Surinami dhe Turqia.

”Nuk është arritur përparim i mëtejshëm në harmonizimin me politikën e vizave të BE-së që nga dhjetori i vitit 2024, kur Serbia përmbushi detyrimet e saj nga Agjenda e Reformave për harmonizimin e regjimit të vizave me BE-në për të paktën tri vende, shtetasit e të cilave kanë nevojë për vizë për të hyrë në BE”, thuhet në dokument.

Me Agjendën e Reformave, Serbia është zotuar të vendosë regjim vizash për të paktën tri nga shtetet e përmendura.Vlera e këtij detyrimi në kuadër të Planit të Rritjes është pak më shumë se 27 milionë euro.Mosrealizimi i këtij detyrimi deri në fund të vitit 2026 do të rezultonte në humbjen e kësaj shume të mjeteve financiare.

Në Agjendën e saj të Reformave për Planin e Rritjes, Serbia kishte parashikuar zbatimin e këtij detyrimi deri në fund të dhjetorit 2024.Megjithatë, Komisioni Evropian u ka miratuar të gjitha vendeve të rajonit një periudhë shtesë, të ashtuquajtur “grace period”.Për detyrimet që duhej të përmbusheshin deri në fund të vitit 2024, afati është zgjatur me 24 muaj, pra deri në dhjetor të vitit 2026.

Ndërkohë, para se të vendosë eventualisht viza për të paktën tri shtete, Komisioni Evropian kërkon nga Serbia që të ashpërsojë rregullat për lëshimin e vizave për shtetasit e vendeve që ende kanë regjim pa viza me Serbinë, por jo me BE-në.

Komisioni konsideron se në këtë mënyrë do të sigurohej kontroll më i madh dhe harmonizim më i mirë me standardet e BE-së, si dhe do të zvogëlohej fluksi i migrantëve të parregullt drejt Bashkimit Evropian nga shtetas të vendeve të treta që hyjnë në Serbi me viza të vlefshme./REL

Tags: BE Komisioni Evropian Serbia

Continue Reading

Previous: Kos paralajmëron Serbinë: Sundimi i ligjit dhe zgjedhjet e lira mbeten test kyç për BE-në
Next: Zgjedhjet në Kosovë: KQZ ndalon votimin me dokumente të Serbisë në Graçanicë

Shefi i CIA-s: Një ushtar rus mbijeton mesatarisht 20–30 minuta në Ukrainë 1 min read
  • Botë
  • News

Shefi i CIA-s: Një ushtar rus mbijeton mesatarisht 20–30 minuta në Ukrainë

The Geopost July 18, 2026
Europoli dhe algoritmi i ri kundër terrorizmit 6 min read
  • Analiza
  • News

Europoli dhe algoritmi i ri kundër terrorizmit

The Geopost July 18, 2026
Gjermania dhe Franca nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim në mbrojtje dhe pengim bërthamor 3 min read
  • Botë
  • News

Gjermania dhe Franca nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim në mbrojtje dhe pengim bërthamor

The Geopost July 18, 2026
BE vendos sanksione ndaj grupit rus të teknologjisë së mbrojtjes 2 min read
  • Botë
  • News

BE vendos sanksione ndaj grupit rus të teknologjisë së mbrojtjes

The Geopost July 18, 2026
Rusia përballet me mungesë pajisjesh për anijet Arc7, Kina nuk i eksporton për shkak të sanksioneve 3 min read
  • Botë
  • News

Rusia përballet me mungesë pajisjesh për anijet Arc7, Kina nuk i eksporton për shkak të sanksioneve

The Geopost July 18, 2026
Komisioni Evropian: Mali i Zi po bën përparim, Serbia ende përballet me sfida serioze 6 min read
  • Ballkan
  • News

Komisioni Evropian: Mali i Zi po bën përparim, Serbia ende përballet me sfida serioze

The Geopost July 18, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.