Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

I akuzuari për sulmin terrorist në Banjskë, Milan Radoiçiq shfaqet në tubimin parazgjedhor të SNS me djalin e Vuçiqit

The Geopost October 10, 2026 2 min read
Share the news

Në tubimin parazgjedhor të Partisë Përparimtare Serbe (SNS), së bashku me Danilo Vuçiqin, djalin e ish-presidentit të Serbisë, ishte edhe një person në kërkim nga Interpoli – Milan Radoiçiq, raporton mediumi serb “N1”.

Siç shihet në pamjet e xhiruara nga ky medium, Milan Radoiçiq ndodhej pranë Danilo Vuçiqit para sallës “Jezero”, ku u mbajt tubimi i SNS-së në Kragujevc.

Danilo Vuçiq mbërriti në tubimin e SNS-së i shoqëruar nga disa automjete me drita sinjalizuese. Më pas ata shihen bashkë.

Videon mund ta shihni brenda këtij linku të N1.

Ish-nënkryetari i Listës Srpska, Milan Radoiçiq, i cili mori përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, është në kërkim nga Interpoli.

Organizata Ndërkombëtare e Policisë, Interpol, lëshoi në dhjetor të vitit 2023 urdhër-arrest për Milan Radoiçiqin dhe 11 persona të tjerë, për shkak të sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, në veri të Kosovës.

BE dhe NATO në vazhdimësi i kanë bërë thirrje Serbisë që ta mbajnë përgjegjës Radoiçiqin dhe të tjerët e grupit që udhëhoqi ai për sulmin e Banjskës.

Ndërkaq, për shkak të akuzave që lidhen me krimin e organizuar dhe korrupsionin, biznesmenët serbë Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq janë nën sanksionet amerikane prej gati pesë vitesh.

N1 raporton se Radoiçiq me një grup njerëzisht kishin frikësuar banorët e Kosjeriqit në Serbi gjatë zgjedhjeve lokale në këtë qytet.

“Vitin e kaluar, në Kosjeriq u mbajtën zgjedhjet lokale. Dëshmitarët okularë, si dhe grupi qytetar “Njerëz të ndershëm për një Kosjeriq të pastër”, deklaruan se Milan Radoiçiq kishte qenë i pranishëm atje, në prag të tubimit të SNS-së, për një vizitë që e cilësuan si “kërcënuese”. Sipas dëshmive të banorëve të kësaj komune, Radoiçiqi kishte mbërritur në Kosjeriq me një grup njerëzish, me disa automjete fuoristradë. Ata kishin vizituar kafene, ishin takuar me zyrtarë lokalë dhe, gjatë qëndrimit të tyre, kishin frikësuar e kërcënuar qytetarët”, raporton ky meidum.

Tags: Aleksandar Vuçiq Milan Radoiçiq Rasti Banjska Serbia

Continue Reading

Previous: SHBA-ja vendos sanksione ndaj Gjykatës së Hagës, Rubio: Do ta paralizojmë
Next: Operacioni “Vivaldi” i Ukrainës pengon planin rus për rrethimin e Donbasit

Dokumentet sekrete zbulojnë prapaskenat e SNS-së së Vuçiqit: Kriminelë, vota dhe miliona euro 4 min read
  • Ballkan

Dokumentet sekrete zbulojnë prapaskenat e SNS-së së Vuçiqit: Kriminelë, vota dhe miliona euro

The Geopost November 26, 2026
Ku çojnë gjurmët e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit? 9 min read
  • News

Ku çojnë gjurmët e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

The Geopost November 26, 2026
Komisioni Evropian propozon sanksione ndaj një banke dhe tri kompanive nga Serbia 10 min read
  • Ballkan

Komisioni Evropian propozon sanksione ndaj një banke dhe tri kompanive nga Serbia

The Geopost November 26, 2026
Merz: Rusia synon më shumë se pushtimin e Ukrainës, Evropa duhet t’i vendosë kufij Moskës 2 min read
  • News

Merz: Rusia synon më shumë se pushtimin e Ukrainës, Evropa duhet t’i vendosë kufij Moskës

The Geopost November 25, 2026
Cvetkoviq: Serbia duhet ta pranojë realitetin, Kosova nuk mund të mbetet peng i pretendimeve të Beogradit 6 min read
  • Ballkan

Cvetkoviq: Serbia duhet ta pranojë realitetin, Kosova nuk mund të mbetet peng i pretendimeve të Beogradit

The Geopost November 25, 2026
Më shumë se 700,000 ushtarë rusë të vrarë në luftën e Ukrainës, tregon një analizë e re 3 min read
  • News

Më shumë se 700,000 ushtarë rusë të vrarë në luftën e Ukrainës, tregon një analizë e re

The Geopost November 25, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.