Rumania ngriti në ajër avionët luftarakë të NATO-s pasi një dron hyri në hapësirën e saj ajrore gjatë një sulmi të madh rus me raketa dhe dronë ndaj Ukrainës fqinje.
Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë tha se radari ushtarak zbuloi një grup objektivash ajrorë pranë kufirit ukrainas, në veri të qarkut lindor të Tulceas.
Dy avionë luftarakë spanjollë F-18 në Rumani, si pjesë e misionit të patrullimit ajror të NATO-s, u ngritën në ajër për të monitoruar situatën, ndërsa një helikopter ushtarak rumun IAR-330 SOCAT u dërgua në një mision zbulimi.
Autoritetet lëshuan gjithashtu një alarm për njerëzit në zonën e prekur.
Ministria tha se një dron kaloi në hapësirën ajrore rumune rreth 13 kilometra në lindje të Galațit, një qytet afër kufijve me Ukrainën dhe Moldavinë.
Tre minuta më vonë, ekuipazhi i helikopterit rumun raportoi se droni ishte rrëzuar rreth katër kilometra në verilindje të fshatit Grindu në Qarkun Tulcea.
Përplasja shkaktoi një zjarr, i cili u shua vetë. Nuk u raportuan viktima apo dëme dhe një ekip ushtarak u dërgua për të siguruar vendin e rrëzimit.
Incidenti vjen vetëm katër ditë pasi një avion spanjoll F-18 rrëzoi një tjetër dron pasi ai hyri në hapësirën ajrore rumune nga Moldavia.
Rumania nuk e identifikoi as atë avion, megjithëse një zëdhënës i NATO-s tha se dukej të ishte rus.

“Putini nuk duhet të fitojë”, Rutte: Mbështetja ushtarake për Ukrainën duhet të vazhdojë, Rusia mbetet kërcënim për Evropën
Garanci si të NATO-s për Ukrainën? Propozimi amerikan përballë kundërshtimit rus
Gjermania konfirmon koordinimin me SHBA-në për të ardhmen e KFOR-it
Vizat, Sanksionet, Paratë: Si planifikon BE-ja të zgjasë ndalimet për atletët rusë
Radoiçiqi dhe vëllezërit Veselinoviq shfrytëzuan Bosnjën për t’u larguar nga Serbia, analistët paralajmërojnë për rrjetet politike dhe kriminale
Gjermania teston dronët kamikazë në Lituani, aleatët nxjerrin mësime nga lufta në Ukrainë