Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • News

BE-ja rrit presionin ndaj Serbisë, por pa vendim të qartë për sanksione

The Geopost May 8, 2026 3 min read
Share the news

Pavarësisht pretendimeve që u shfaqën në media se Bashkimi Evropian ka ngrirë rreth 1.5 miliardë euro të destinuara për Serbinë, nga Brukseli po vijnë mesazhe shumë më të kujdesshme dhe më pak të qarta.

Komisioni Evropian thekson se nuk është marrë asnjë vendim formal për ngrirjen e fondeve, por se është në zhvillim e sipër një “vlerësim standard i përmbushjes së kushteve” për pagesat e ndihmës financiare.

Më herët, komisionerja për zgjerim Marta Kosdeklaroi se të gjitha pagesat për Serbinë janë pezulluar për shkak të regresit në përmbushjen e kushteve lidhur me sundimin e ligjit. Mediat, sipas Brukselit, gabimisht raportuan se bëhet fjalë për ngrirje të fondeve në vlerë prej 1.5 miliardë euro.

Shpjegimi i dhënë nga zëdhënësi i Komisionit të hënën shihet si një lloj sqarimi ndaj deklaratës së mëparshme të Kos. Megjithatë, sipas Brukselit, bëhet fjalë për përdorim të termave të ndryshëm, gjë që ka krijuar perceptim të pasaktë të situatës.

Në qendër të debatit ndodhet ligji i fundit për gjyqësorin në Serbi, i cili ka shkaktuar kritika të ashpra nga BE. Brukseli vlerëson se ligji cenon drejtpërdrejt pavarësinë e gjyqësorit, veçanërisht për shkak të shkarkimeve të gjyqtarëve pas miratimit të tij.

Qëndrimi i BE-së është konfirmuar edhe nga Komisioni i Venecias, i cili i ka bërë thirrje Serbisë të tërheqë ndryshimet ligjore. Edhe pse autoritetet në Beograd kanë paralajmëruar gatishmëri për ta bërë këtë, mbetet e paqartë nëse do të anulohen edhe pasojat e vendimeve — përfshirë rikthimin e gjyqtarëve të shkarkuar — gjë që Brukseli e sheh si test kyç të angazhimit të vërtetë ndaj reformave.

Sipas diplomatëve në Bruksel, Serbia dhe presidenti Aleksandar Vuçiç kanë pasur ose ende kanë mbështetje nga qarqe brenda BE-së, përfshirë zyrën e presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, presidentin e Këshillit Evropian António Costa dhe drejtorin e përgjithshëm për zgjerim Gert Jan Koopman, i cili konsiderohet si “i afërt me Serbinë”. Thirrjet e mëhershme për masa ndaj Serbisë, kryesisht nga Parlamenti Evropian, nuk kanë gjetur mbështetje të plotë në Komisionin Evropian.

Presion pa sanksione

Megjithatë, përveç “shprehjes së keqardhjes”, Komisioni Evropian deri tani nuk ka ndërmarrë masa konkrete ndaj Serbisë. Në Bruksel vlerësohet se durimi ndaj Beogradit po shkon drejt fundit, por ende mungojnë hapa konkretë përtej deklaratave politike.

Fakti që fondet nuk po disbursohen, sipas BE-së, është pjesë e praktikës standarde që aplikohet edhe ndaj vendeve të tjera përfituese, jo një masë ndëshkuese e veçantë ndaj Serbisë. Si shembull përmendet Bosnja dhe Hercegovina, e cila nuk ka marrë asnjë fond nga Plani i Rritjes për shkak të mosplotësimit të kushteve.

Situata aktuale pasqyron një model të njohur të qasjes së BE-së ndaj Serbisë: presion i shtuar politik pa masa të qarta ndëshkuese. Ndërsa zyrtarisht shmanget termi “ngrirje fondesh”, realiteti tregon se mbështetja financiare e BE-së varet drejtpërdrejt nga reformat dhe gatishmëria e Beogradit për t’u përafruar me standardet evropiane.

/The Geopoet/

Continue Reading

Previous: Kremlini ndalon mediat e huaja të mbulojnë paradën e 9 majit në Moskë
Next: Arabia Saudite dhe Kuvajti hapin bazat për SHBA-në, rikthehet operacioni në Ngushticën e Hormuzit

Rasti i “topit zanor” vazhdon të ndjekë Serbinë, BE kërkon llogaridhënie 2 min read
  • News

Rasti i “topit zanor” vazhdon të ndjekë Serbinë, BE kërkon llogaridhënie

The Geopost June 24, 2026
Prokuroria Speciale drejt aktakuzës për masakrën e familjes Jashari në Prekaz 2 min read
  • News

Prokuroria Speciale drejt aktakuzës për masakrën e familjes Jashari në Prekaz

The Geopost June 23, 2026
“Shteti mafioz”: Pse Serbia e sotme ngjan me Palermon e viteve ’70 9 min read
  • Analiza
  • News

“Shteti mafioz”: Pse Serbia e sotme ngjan me Palermon e viteve ’70

The Geopost June 23, 2026
Mediat ruse manipulojnë për Prekazin, përmes dezinformimit tentojnë të shtrembërojnë faktet për krimet ndaj familjes Jashari 5 min read
  • News

Mediat ruse manipulojnë për Prekazin, përmes dezinformimit tentojnë të shtrembërojnë faktet për krimet ndaj familjes Jashari

The Geopost June 22, 2026
Rusia si mburojë e Vuçiqit: Si u përdor raporti i FSB-së për të mohuar përdorimin e “topit zanor” në protestë 3 min read
  • News

Rusia si mburojë e Vuçiqit: Si u përdor raporti i FSB-së për të mohuar përdorimin e “topit zanor” në protestë

The Geopost June 22, 2026
Mungesa e karburantit godet Rusinë si pasojë e sulmeve ukrainase ndaj rafinerive 8 min read
  • Botë
  • News

Mungesa e karburantit godet Rusinë si pasojë e sulmeve ukrainase ndaj rafinerive

The Geopost June 21, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.