Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Zemëroi BE-në që u takua me Putinin, Orban: Jam krenar me që mbaj komunikimin me Rusinë.

The Geopost October 27, 2023 2 min read
Share the news

Kryeministri hungarez Viktor Orban tha të enjten se ishte krenar që i mbante haptas komunikimet me Moskën pasi zemëroi liderët e tjerë të BE-së duke u takuar me presidentin rus Vladimir Putin muajin e kaluar.

“Ne i mbajmë të hapura të gjitha linjat e komunikimit për rusët. Përndryshe, nuk do të ketë asnjë shans për paqe”, u tha Orban gazetarëve përpara një takimi të krerëve të Bashkimit Evropian në Bruksel.

“Kjo është një strategji. Kështu që ne jemi krenarë për të.”

Pastaj, Orban tha se këtë po e bën në emër të paqes.

“Ne jemi të vetmit që po flasim në emër dhe në favor të paqes, e cila do të ishte në interes të të gjithëve në Evropë”.

Orban, i cili ka mbajtur lidhje me Moskën, shtrëngoi duart me Putinin gjatë një takimi në Pekin më 17 tetor, në të cilin ata diskutuan për bashkëpunimin energjetik.

Ishte një takim i rrallë për Putinin me një lider evropian që kur ai nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022, e cila kufizohet me Hungarinë.

Udhëheqësi hungarez ka folur më parë kundër sanksioneve perëndimore ndaj Moskës në përgjigje të ofensivës së saj në Ukrainë.

Takimi kishte ngritur habinë mes partnerëve të Hungarisë në NATO.

Ambasadorët e shteteve anëtare të aleancës ushtarake dhe Suedisë u takuan në Budapest javën e kaluar për të diskutuar shqetësimin e tyre në rritje rreth thellimit të marrëdhënieve të Hungarisë me Rusinë, tha ambasada e SHBA-së për AFP.

Në takim me Putinin tjetër lider nga Europa që shkoi ishte Presidenti i vendit kandidat për BE, Aleksandar Vuçiq i Serbisë.

Ai shkoi në Kinë për t’u takuar me Putinin dhe me Presidentin kinez Xi Jimping, për të bërë marrëveshje për blerje të armëve. Vuçiç e pranoi madje që armët më të sofistikuara janë të Kinës.

/TheGeopost/

Continue Reading

Previous: Rusia dhe Kina vënë veton ndaj SHBA-ve për veprim të OKB-së për Izraelin dhe Gazën
Next: Kryeministri sllovak Fico nuk do të mbështesë ndihmën e mëtejshme ushtarake për Ukrainën në samitin e BE-së – media sllovake

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi 2 min read
  • Lajme

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi

The Geopost October 20, 2026
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin 5 min read
  • Analiza
  • Botë
  • Fact Checking
  • Lajme

Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin

The Geopost October 16, 2026
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete 5 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete

The Geopost October 14, 2026
Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit

The Geopost October 13, 2026
Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës

The Geopost October 12, 2026
Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan 2 min read
  • Lajme

Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan

The Geopost October 9, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.