Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Zaharova ndërhyn sërish në çështjen e Kosovës, duke folur si zëdhënëse e përbashkët e Rusisë dhe Serbisë

The Geopost December 19, 2025 2 min read
Share the news

 

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova, është përzier sërish në çështjen e Kosovës, duke dalë hapur në krah të Serbisë dhe duke vepruar në mënyrë të përsëritur si një zëdhënëse e përbashkët e qeverisë ruse dhe asaj serbe. Në deklaratat e saj të fundit, ajo ka akuzuar Bashkimin Evropian për presion të drejtpërdrejtë ndaj Beogradit, me synimin që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Sipas Zaharovës, ky presion ka për qëllim t’i shkaktojë Serbisë dëme të rënda dhe të pariparueshme, duke goditur jo vetëm marrëdhëniet ekonomike dhe politike me Rusinë, por edhe lidhjet që ajo i cilëson si historike, kulturore dhe shpirtërore mes dy popujve.

Duke folur me bindje të plotë, Zaharova theksoi se këto lidhje janë të pathyeshme dhe se askush nuk mund t’i shkëpusë, as Bashkimi Evropian. Ajo pretendoi se përpjekjet e Brukselit për ta shtyrë Serbinë drejt sanksioneve antiruse synojnë përçarjen e dy vendeve dhe dobësimin e Serbisë në planin ekonomik dhe politik.

“Qëllimi është t’i shkaktohet Serbisë një dëm i madh, madje i pariparueshëm, në marrëdhëniet tona ekonomike e politike dhe në lidhjet tona historike e kulturore. Por kjo goditje do të binte, para së gjithash, mbi vetë Serbinë,” deklaroi Zaharova.

Ajo e quajti një “fantazi të Bashkimit Evropian” idenë se mund të minohen apo prishen lidhjet tregtare dhe ekonomike mes Rusisë dhe Serbisë, duke insistuar se kjo është e parealizueshme.

Në vazhdën e deklaratave të saj, Zaharova përsëriti narrativën ruse sipas së cilës BE-ja po përpiqet të largojë nga Ballkani Perëndimor Rusinë, Kinën dhe Turqinë, me qëllim që, sipas saj, Serbia të humbasë sovranitetin e saj ekonomik dhe politik. Ajo shtoi se Brukseli shpreson që përmes sanksioneve ndaj Rusisë ta detyrojë Beogradin të rishqyrtojë mbështetjen ruse në çështjen e Kosovës.

Duke ndërhyrë drejtpërdrejt në këtë temë të ndjeshme, Zaharova pretendoi se pa kundërshtimin diplomatik të Moskës, Perëndimi synon të përmbyllë atë që ajo e quajti “skenar i përgjakshëm” të nisur në vitet ’90, veçanërisht në vitin 1999, duke e lidhur këtë me përndjekjen e serbëve nga Kosova dhe shkëputjen përfundimtare të saj nga Serbia.

Në përfundim, ajo u shpreh e bindur se populli serb nuk do t’i nënshtrohet presioneve ndërkombëtare dhe nuk do të lejojë cenimin e sovranitetit dhe interesave të tij kombëtare, duke theksuar se, sipas saj, historia shekullore e vëllazërisë dhe partneritetit strategjik mes Serbisë dhe Rusisë është më e fortë se çdo rrethanë e përkohshme politike.

/gazetaexpress

Continue Reading

Previous: Aleatët e Ukrainës zotohen mbi 45 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për vitin 2026
Next: Sanksione të mundshme për zyrtarët serbë, SHBA kërkon luftë kundër korrupsionit dhe dezinformimit

Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja drejt bisedimeve të reja për paqe në Abu Dhabi 5 min read
  • Botë
  • Lajme

Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja drejt bisedimeve të reja për paqe në Abu Dhabi

The Geopost October 29, 2026
Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH

The Geopost October 28, 2026
Mediat ruse e paraqesin humbjen e Vuçiqit si pasojë të ndikimit perëndimor 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Mediat ruse e paraqesin humbjen e Vuçiqit si pasojë të ndikimit perëndimor

The Geopost October 26, 2026
Vuçiqi pësoi humbje pas 14 vitesh: Studentët fituan 139 mandate, lista e tij mbeti në 104 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Vuçiqi pësoi humbje pas 14 vitesh: Studentët fituan 139 mandate, lista e tij mbeti në 104

The Geopost October 25, 2026
Automjetet e Xhandarmërisë për shpërndarjen e protestave para Presidencës së Serbisë 1 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Automjetet e Xhandarmërisë për shpërndarjen e protestave para Presidencës së Serbisë

The Geopost October 25, 2026
Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi 2 min read
  • Lajme

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi

The Geopost October 20, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.