“Tajvani është Kinë dhe varet nga ju se çfarë, kur dhe si do ta bëni, pikë. Ju i merrni vendimet vetë dhe gjithmonë do ta keni mbështetjen e Serbisë dhe popullit të saj”, ka deklaruar presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq gjatë një interviste për Televizionin Qendror të Kinës, duke dëshmuar edhe njëherë edhe njëherë se Serbia dhe populli i saj qëndron përkrahë Kinës.
E me këtë nuk është habitur eksperti i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer, i cili përmes një reagimi në “X” ka theksuar se kjo është në kundërshtim me çdo pretendim që Vuçiq ka përqafuar Perëndimin, shkruan The Geopost.
“Nuk është për t’u habitur, por në kundërshtim me çdo pretendim që Vuçiq ka përqafuar Perëndimin, i cili kërkon Jakub Bielamowicz menaxhim paqësor të çështjes. Vuçiq nuk mund ta thotë këtë sepse dëshiron ta mbajë të hapur opsionin ushtarak në Kosovë”, ka shkruar ai në X.
Ndaj deklaratës së Vuçiqit ka reaguar edhe, analist i Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor në Institutin e Evropës së Re. Ai ka thënë se Vuçiq me këtë i ka dhënë Kinës mbështetje për zgjidhjen ushtarake të çështjes së Tajvanit.
Ndërsa profesori Dushan Teodoroviq ka thënë se vetëm një injorant mund të pretendojë se Tajvani është Kinë.
Pekini pretendon se Tajvani është provincë e tij, ndërsa ky i fundit e sheh veten si një shtet sovran.
/The Geopost

Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit
SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi
Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina
Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj
Roboti për çaktivizimin e bombave u dërgua pas zbulimit të dronit me eksploziv në aeroportin gjerman
Avionët polakë interceptojnë avionin rus të zbulimit mbi Baltik, Varshava: Rusia po teston gatishmërinë e NATO-s