Vizita e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Moskë duhet të shihet si një kambanë alarmi për të gjithë ata përfaqësues evropianë, të cilët mbështesin pakusht Vuçiqin me shpresën se ai do të kthehet kah perëndimi, kanë thënë nga Presidenca e Kosovës.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka udhëtuar drejt Moskës për të qenë pjesë e Paradës së Fitores në Sheshin e Kuq. Madje, ai ka planifikuar takim më 9 maj me homologun e tij rus, Vladimir Putinin.
Kjo vizitë, sipas Bekin Kupinës – këshilltar i presidentes së Kosovës, konfirmon jo vetëm afërsinë ideologjike të tij me një regjim autokratik e agresor si ai i Putinit, por edhe orientimin e Serbisë kundër vlerave dhe parimeve euro-atlantike.
“Vizita e ish-ministrit të Millosheviqit, Vuçiq në Moskë, konfirmon jo vetëm afërsinë ideologjike të tij me një regjim autokratik e agresor si ai i Putinit, por edhe orientimin e Serbisë kundër vlerave dhe parimeve euro-atlantike. Poashtu është tregues se Vuqiçi do të vazhdojë veprimet destabilizuese kundër rajonit tonë, me bekimin e Moskës”, ka thënë të mërkurën Kuptina.
“Vuçiqi në Moskë e në shërbim të plotë të Putinit është edhe rezultat i politikave akomoduese, të cilat i përdorin shumë politikanë perëndimor ndaj tij, duke injoruar veprimet e tij destabilizuese ndaj fqinjve, të cilat i ngjajnë atyre të viteve të 90-ta”, ka shtuar ai./The Geopost/

Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja drejt bisedimeve të reja për paqe në Abu Dhabi
Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH
Mediat ruse e paraqesin humbjen e Vuçiqit si pasojë të ndikimit perëndimor
Vuçiqi pësoi humbje pas 14 vitesh: Studentët fituan 139 mandate, lista e tij mbeti në 104
Automjetet e Xhandarmërisë për shpërndarjen e protestave para Presidencës së Serbisë
Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi