Forcat ukrainase kanë shkatërruar 50 depo të municionit të Rusisë duke përdorur sistemin e raketave HIMRAS, që Uashingtoni i ka dhënë Ukrainës, tha ministri ukrainas i Mbrojtjes.
“Kjo ndërprenë zinxhirët logjistikë [të Rusisë] dhe pamundëson që të kryejnë luftime aktive dhe të mbulojë forcat tona me granatime”, tha më 25 korrik, ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Reznikov.
Këto pretendime të Reznikovit nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur.
Po ashtu të hënën, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë pretendoi se forcat e saj kanë shkatërruar një depo municioni, ku ishin të vendosura HIMARS-ët amerikanë në Bogdanovtsi, në rajonin Helnitski të Ukrainës.
As këto pretendime të Rusisë nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur.
Forcat ukrainase duke lëshuar raketa HIMARS pranë Zaporizhias – një imazh i publikuar më 4 korrik.
Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara njoftuan se do t’i dërgojnë Ukrainës edhe katër sisteme HIMRAS, pasi në të kaluarën i kishin dërguar 12 të tjerë.
Ukraina ka thënë se përdorimi i Sistemeve të Artilerisë me Lëvizshmëri të Lartë (HIMARS) po bën dallimin në fushëbetejë. Këto sisteme janë më precizë dhe kanë rreze më të gjatë veprimi sesa sistemet sovjetike që Kievi ka në arsenal. /REL

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë
Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit
Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit
SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi
Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina
Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj