Kanë kaluar disa orë prej kur Rusia i ka dhënë afat të fundit Ukrainës për të dorëzuar qytetin e rrethuar të Mariupolit, ku 300,000 njerëz besohet se janë të bllokuar edhe me pak furnizime.
Çfarë ka thënë Rusia?
Ushtria ruse i ka dhënë afat Ukrainës që deri të hënën në mëngjes të njoftojë për dorëzim të qytetit, duke premtuar se në kthim do të garantojë dy korridore humanitare për t’u larguar njerëzit.
Si është përgjigjur Ukraina?
Ukraina ka hedhur poshtë këtë ultimatum.
“Nuk ka vend për dorëzim, ulje të armëve tona”, ka thënë zëvendëskryeministri i shtetit, sipas mediumit, Ukrainska Pravda.
Një këshilltar i Mariupolit ka thënë për transmetuesin britanik, BBC, se premtimet e Rusisë nuk janë të besueshme dhe se ushtarët do të luftojnë deri në luftëtarin e fundit.
Çfarë mund të ndodhë tani?
Nuk është e qartë.
Moska nuk e ka specifikuar se çfarë do të bëjnë trupat e saj nëse nuk zbatohet kërkesa për dorëzim.
Kryebashkiaku i Kievit, Vitaly Klitchko, ka thënë se bombardimet ruse kanë qëlluar gjithashtu disa shtëpi të një lagjeje të populluar në Podil.
Forcat ruse kanë bombarduar Kievin për tashmë katër javë dhe po përpiqen që ta rretojnë qytetin që kishte afro tre milionë banorë para shpërthimit të luftimeve.

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete
Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit
Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës
Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan