Kongresmeni amerikan Ritchie Torres ka përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe MCC-së. Ai tha se investimet amerikane janë votë besimi për të ardhmen e Kosovës si një demokraci e pavarur dhe vibrante.
Torres në një postim në Twitter uroi Kosovës për sigurimin e këtij granti.
“Urime Kosovës për sigurimin e një granti prej 202 milionë dollarësh MCCgov, themeluar nga Kongresi. Investimi amerikan është një votë besimi për të ardhmen e Kosovës si një demokraci e pavarur dhe e vibrante”, ka shkruar Torres.
Congratulations to Kosovo for securing a $202 million grant from @MCCgov, established by Congress.
The American investment is a vote of confidence in the future of Kosovo as an independent and vibrant democracy. https://t.co/nnoKaO7D1P
— Ritchie Torres (@RitchieTorres) July 28, 2022
Kjo marrëveshje është nënshkruar para dy ditësh në Kongres, ndërsa dje u ratifikua në Kuvendin e Kosovës.
Pro kësaj marrëveshje ishin të gjithë deputetët e pranishëm, ndërkaq asnjë nuk abstenoi dhe nuk votoi kundër.

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë
Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit
Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit
SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi
Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina
Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj