Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

“Telegraph”: BE-ja do ta bllokojë Serbinë nëse Vuçiqi merr pjesë në paradën e fitores së Putinit

The Geopost April 16, 2025 3 min read
Share the news

Serbia mund të bllokohet nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian nëse presidenti i saj udhëton në Rusi muajin e ardhshëm për paradën e Ditës së Fitores së Vladimir Putinit.

Media shtetërore ruse raportoi se Alleksandar Vuçiq do të ishte një nga personalitetet e huaja të pranishëm, si dhe do të kontribuonte me pajisje ushtarake në spektaklin e 9 majit, raporton “The Telegraph”, transmeton Klankosova.tv.

Në përgjigje, zyrtarët evropianë e paralajmëruan Vuçiqin se vizita e tij do të ishte një shkelje e kritereve të anëtarësimit të bllokut dhe do të prishte ambiciet e vendit të tij për në BE.

“Ne duhet të sigurohemi që ata të kuptojnë se disa vendime kanë një kosto”, tha Jonatan Vseviov, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Estonisë. “Pasoja është mos anëtarësimi i tyre në Bashkimin Evropian”.

Ai shtoi: “Rusët kanë punuar shumë për t’i bërë njerëzit të marrin pjesë… Për ne kjo do të jetë një provë e rëndësishme lakmusi. Në thelb ajo që ne po shohim është nëse ata janë apo jo në anën tonë ose duke luajtur në ekipin tjetër”.

Ky zhvillim vjen në një moment kur Serbia ndodhet në një udhëkryq politik mes ruajtjes së marrëdhënieve tradicionale me Rusinë dhe përpjekjeve për t’u afruar me BE-në.

Kaja Kallas, kryediplomatja e jashtme e bllokut, tha se ministrat e jashtëm të BE-së kishin diskutuar për vendet anëtare të mundshme që merrnin pjesë në ceremoninë në Moskë, në një mbledhje të hënën.

“Ajo që u diskutua gjithashtu shumë qartë dhe u tha nga vende të ndryshme anëtare, është se çdo pjesëmarrje në paradat apo festimet e 9 majit në Moskë nuk do të pranohet lehtë nga pala evropiane, duke pasur parasysh se Rusia me të vërtetë po bën një luftë në shkallë të gjerë në Evropë”, u tha ajo gazetarëve pas takimit.

Kallas është detyruar të paralajmërojë anëtarët e tjerë të BE-së që të mos marrin pjesë në ceremoninë e Ditës së Fitores së Putinit, e cila këtë vit shënon 80-vjetorin e humbjes së Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Sllovakia, një vend i BE-së me lidhje të ngushta me Moskën, është ftuar gjithashtu në veprimtarinë muajin e ardhshëm.

Robert Fico, kryeministri sllovak, tha vitin e kaluar se do të merrte pjesë dhe është një nga liderët e paktë të bllokut që është takuar me Putinin në më shumë se tre vjet që kur ai nisi pushtimin e Ukrainës.

Viktor Orban i Hungarisë, i cili konsiderohet aleati më i ngushtë i Putinit në Evropë, nuk do të marrë pjesë.

Kallas tha: “U kam bërë thirrje gjithashtu të gjitha vendeve anëtare, por edhe përfaqësuesive të institucioneve që të vizitojnë Kievin sa më shumë që të jetë e mundur për të treguar vërtet solidaritetin tonë dhe se jemi me Ukrainën”. /Klankosova.tv/

Continue Reading

Previous: Zelensky i bën thirrje Trump që të vizitojë Ukrainën përpara një marrëveshjeje me Rusinë
Next: Franca thotë se Europa është tani ‘në tryezën e bisedimeve’ pas përfundimit të bisedimeve të paqes në Paris

Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja drejt bisedimeve të reja për paqe në Abu Dhabi 5 min read
  • Botë
  • Lajme

Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja drejt bisedimeve të reja për paqe në Abu Dhabi

The Geopost October 29, 2026
Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH

The Geopost October 28, 2026
Mediat ruse e paraqesin humbjen e Vuçiqit si pasojë të ndikimit perëndimor 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Mediat ruse e paraqesin humbjen e Vuçiqit si pasojë të ndikimit perëndimor

The Geopost October 26, 2026
Vuçiqi pësoi humbje pas 14 vitesh: Studentët fituan 139 mandate, lista e tij mbeti në 104 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Vuçiqi pësoi humbje pas 14 vitesh: Studentët fituan 139 mandate, lista e tij mbeti në 104

The Geopost October 25, 2026
Automjetet e Xhandarmërisë për shpërndarjen e protestave para Presidencës së Serbisë 1 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Automjetet e Xhandarmërisë për shpërndarjen e protestave para Presidencës së Serbisë

The Geopost October 25, 2026
Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi 2 min read
  • Lajme

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi

The Geopost October 20, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.