Një serbe nga Mitrovica dhe partneri i saj, një anëtar i Forcave Ajrore të Kroacisë, janë arrestuar në ishullin Vis nën dyshimin për përfshirje në veprime spiunazhi në favor të Serbisë.
Sipas autoriteteve kroate, çifti dyshohet se ka përcjellë informacione të ndjeshme ushtarake, me përfshirjen e drejtpërdrejtë të pilotit kroat, i cili mendohet se i ka dhënë sekrete të dashurës së tij – informacione që ajo më pas ia ka transmetuar subjektit politik serb në Kosovë, Lista Serbe.
Hetimet për këtë rast po zhvillohen në bashkëpunim me Europol-in, ndërsa autoritetet po analizojnë përmbajtjen e komunikimeve dhe lidhjet e mundshme të çiftit me strukturat e inteligjencës serbe.
Rasti ka ngritur shqetësime për sigurinë kombëtare në Kroaci dhe mund të ketë pasoja edhe në raportet rajonale, në një kohë kur tensionet në Ballkan mbeten të larta.
Hetimet janë ende në vazhdim, dhe autoritetet nuk kanë bërë publike ende identitetin e plotë të të arrestuarve.
Megjithatë në media është raportuar se bëhet fjalë për një grua serbe nga Mitrovica e Veriut, e cila ishte prezantuar si punonjëse e një organizate gjermane.
Sipas “Express” e arrestuara A.M. është 46 vjeçarja Ana (Dragomir) Murganiq, me banim në Mitrovicën e Veriut, në rrugën “Ivo Lola Ribar”.
Ajo dyshohet se kishte marrë informata nga ushtari kroat lidhur me lëvizjet e KFOR-it dhe se ato i ka përcjellë në Serbi. Të mërkurën u raportua se të dy janë marrë në pyetje nga Prokuroria.
Sipas mediave kroate, piloti në të kaluarën kishte kaluar filtrat e sigurisë në autoritetet kroate. Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë, ajo e Punëve të Brendshme dhe Zyra e Kryeministrit kanë qenë në dijeni për rastin tash e një kohë.
Është bërë e ditur se ushtari ka mohuar fajin dhe ka thënë se dikush po përpiqet ta kurthojë. Siç ka thënë ai para autoriteteve, “edhe e dashura e tij ka qenë viktimë”.
“Është problem serioz i sigurisë. Do të shohim çka do të nxjerrin hetimet”, ka thënë Arsne Bauk, shef i Komisionit për Mbrojtje në Parlamentin e Kroacisë./The Geopost/

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete
Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit
Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës
Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan