Dragana Trifkoviq, e njohur për aktivitetin e saj të spiunazhit, i është drejtuar Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara (OKB).
Spiunja serbe e cila punon për llogari të Shërbimit rus të Sigurisë (FSB), ka mbajtur një fjalim në OKB lidhur me rreziqet e sigurisë ndërkombëtare.
Mirëpo, eksperti i sigurisë Agim Musliu adresimin e saj e ka quajtur si të turpshëm.
“Prej më shumë se 7 vjet flas për Dragana Trifkoviqin, bashkëpunëtoren e shërbimeve të inteligjencës ruse (distinktivi FSB). Sot ajo foli në mbledhjen e KS të OKB-së me temën ‘Kërcënimet për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare’. Turp!”, ka shkruar Musliu në Twitter.
For more than 7 years I have been talking about Dragana Trifkovic, the collaborator of the #Russian intelligence services (#FSB badge). Today, she spoke at the #UN Security Council meeting on the topic "Threats to international peace and security". Shame! pic.twitter.com/D1UPlHykBx
— Agim Musliu (@agim_musliu) September 8, 2022
Trifkoviqit i është ndaluar hyrja në vendin tonë që nga viti 2016, ku Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) e ka kategorizuar si agjente me ndikim e FSB-së, përmes një operacioni kibernetik, kur edhe pati nxjerrë publikisht fotografinë e saj me akreditiv të shërbimit rus.
Ajo ka qenë deputete e Kuvendit të Serbisë për të kaluar te partia ekstremiste “Dveri”.
Po ashtu, institucionet e sigurisë së Ukrainës dhe mediat e këtij vendi e kanë akuzuar Trifkoviqin se ka marrë pjesë si një vëzhguese e rrejshme e zgjedhjeve në Krimenë e okupuar nga rusët. /KP/

Kongresisti Wilson: Serbia të ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Moska
Nga nëntori, rusët, kinezët dhe turqit do të kenë nevojë për viza për të hyrë në Mal të Zi
FAZ rikthen të kaluarën e Vuçiqit: Nga Varrezat Hebraike të Sarajevës te retorika e “Serbisë së Madhe”
Nëna e njërit prej të rinjve të vrarë në “Panda” paralajmëron padi: Vuçiq e di të vërtetën, shteti serb i vrau fëmijët tanë
Si i rekruton Rusia të huajt për luftën në Ukrainë: Nga ofertat joshëse deri te mashtrimi
Lufta paralizon jugun e Iranit: Errësirë, mungesë karburantesh dhe varka të shkatërruara