Autoritetet holandeze kanë zbuluar dhe ndaluar një spiun rus të Inteligjencës Ushtarake të Rusisë (GRU) që përmes një identiteti fals brazilian kishte tentuar të infiltrohej në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë, transmeton Gazeta Metro.
Agjencia e Inteligjencës së Holandës e zbuloi se agjenti i GRU’së famëkeqe ruse Sergey Vladimirovich Cherkasov kishte krijuar një tregim të rremë e të hollësishëm pemës një identiteti fals brazilian për t’u punësuar në Gjykatën Penale Ndërkombëtare që po heton akuzat për krime të luftës në Ukrainë ka raportuar gazeta amerikane The Washington Post.
“Ky ishte një operacion shumëvjeçar i GRU’së që iu ka kushtuar shumë kohë, energji dhe para” i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters kreu i agjencisë së inteligjencës së Holandës, Erik Akerboom.
Rusia nuk ka pranuar të komentojë në megjithëse Kremlin në të kaluarën i ka mohuar akuzat për spiunazh si një fushatë shpifjeje dhe njollosjeje ndaj Moskës.
Shërbimi i Përgjithshëm i Inteligjencës dhe Sigurisë së Holandës thanë në një deklaratë se personi që paraqitej si Viktor Muller Ferreira, ishte zënë në një aeroport holandez.
Ai u deklarua nga autoritetet holandeze si një i huaj i padëshiruar dhe është vendosur në fluturimin e radhës për në Brazil, ku e pret procesi gjyqësor, saktësohej në komunikatë./gazetametro.net

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit
Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë
Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit
Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë
Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ruse si mjet militarizimi
“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999