Raundi i dytë i bisedimeve ndërmjet delegacioneve nga Ukraina dhe Rusia është planifikuar të mbahet të mërkurën, raportojnë mediet shtetërore ruse.
Mirëpo, zyrtarët ukrainas nuk e kanë konfirmuar ende këtë.
Mykhailo Podolyak ,këshilltari i presidentit të Ukrainës, Zelensky, ka thënë se Kievi po e shqyrton mundësinë e zhvillimit të mëtejshëm të negociatave me Rusinë.
Agjencia ruse e lajmeve TASS, të martën citoi një burim të palës ruse duke thënë se e mërkura, 2 marsi, është data për të cilën të dyja palët kishin rënë dakord për t’u takuar.
Edhe agjencia tjetër e lajmeve RIA, ka raportuar për këtë takim, i cili parashihet të mbahet në Bjellorusi, afër kufirit me Poloninë.
Agjencia e ka cituar politikanin rus Yuri Voskresensky, i cili është i informuar me zhvillimet.
Sipas tij, anëtarët e parë të të dyja delegacioneve do të mbërrijnë në kryeqytetin bjellorus, Minsk, këtë mbrëmje.
Ndryshe, raundi i parë i takimit të parë që u mbajt këtë të hënë, ka zgjatur për pesë orë dhe ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje konkrete.
Gjatë këtyre bisedimeve, Ukraina ka kërkuar tërheqjen e të gjitha forcave ruse nga territori i saj.

Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë
Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit
Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë
Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ruse si mjet militarizimi
“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999
Rusia sulmon infrastrukturën energjetike të Ukrainës, propagandat pro-Kremlin i kthejnë vuajtjet në armë psikologjike