Të shtënat që ndodhën në Deçan, ku u plagosën tre persona – dy serbë dhe një shqiptar, u paraqitën shumë shpejt nga disa media proqeveritare në Serbi si një sulm i motivuar etnikisht ndaj serbëve, ndonëse për një pretendim të tillë nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga institucionet kompetente në Kosovë.
Në njoftimet zyrtare të Policisë së Kosovës nuk thuhet se motivi i sulmit ka qenë etnik, as se viktimat janë shënjestruar për shkak të përkatësisë së tyre kombëtare.
https://www.facebook.com/share/p/17z2RDip1C
Portali Politika që në titull pretendoi se sulmuesi kishte qëlluar “sepse ishin serbë”, duke imponuar paraprakisht një motiv pa asnjë konfirmim, ndërsa fakti se një shqiptar është plagosur u hesht plotësisht.
(https://www.politika.rs/sr/clanak/724440/albanac-upucao-dejana-i-radovana-u-decanima-jer-su-srbi)

Një qasje të ngjashme ka edhe Informer, i cili e përshkruan incidentin si vepër të një “ekstremisti shqiptar”, duke u fokusuar vetëm te serbët e plagosur dhe duke injoruar viktimën e tretë, çka u ofron lexuesve një pasqyrë të shtrembëruar të ngjarjes.
(https://informer.rs/hronika/vesti/1082257/albanski-ekstremista-upucao-dvojicu-srba)

Edhe pse Večernje novosti në disa pjesë të tekstit përmendin se është plagosur edhe një shqiptar, ky fakt nuk theksohet në titull, por lihet në plan të dytë, ndërsa theksi vihet te narrativa politike e një “sulmi ndaj serbëve”.

Fakti që mes të plagosurve është edhe një shqiptar tregon qartë se nuk mund të flitet për një sulm të motivuar ekskluzivisht në baza etnike, por për një incident kriminal, motivet e të cilit pritet të sqarohen përmes një hetimi institucional._The Geopost/

Mediat ruse e paraqesin humbjen e Vuçiqit si pasojë të ndikimit perëndimor
Vuçiqi pësoi humbje pas 14 vitesh: Studentët fituan 139 mandate, lista e tij mbeti në 104
Automjetet e Xhandarmërisë për shpërndarjen e protestave para Presidencës së Serbisë
Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete