Shteteve baltike u janë alokuar 150 milionë dollarë (133 milionë euro) nga SHBA-ja për të forcuar sigurinë rajonale.
Presidenti Joe Biden nënshkroi në dhjetor te vitit të kaluar Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare, i cili përcakton shpenzimet e mbrojtjes së SHBA-së për vitin e ardhshëm.
“Akti i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare na ofron një mjet tjetër për të ofruar ndihmë për sigurinë për Estoninë dhe demonstron përkushtimin e plotë të qeverisë së Shteteve të Bashkuara për sigurinë rajonale,” tha për ERR Mark Naylor, zëdhënës i ambasadës së SHBA.
Shtetet e Bashkuara kanë ofruar gati 500 milionë dollarë ndihmë për sigurinë për shtetet baltike që nga viti 2018.
Financimi mbështet zhvillimin e aftësive mbrojtëse të rëndësishme rajonale si mbrojtja ajrore, mbështetja indirekte nga zjarri, mbikëqyrja detare dhe paralajmërimi i hershëm, inteligjenca dhe aftësitë e operacioneve speciale.
Që nga viti 2014, Shtetet e Bashkuara kanë kontribuar 250 milionë dollarë për sigurinë e Estonisë, tha Naylor.
Akti gjithashtu siguron fonde shtesë për Qendrën e Përsosmërisë së Komunikimeve Strategjike të NATO-s në Riga (STRATCMCOE).

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete
Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit
Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës
Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan