Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken siguroi Ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba për mbështetjen e aleatëve për Ukrainën gjatë një takimi në Berlin, ku po mbahet një takim informal i vendeve të NATO-s.
Dy kryediplomatët biseduan rreth agresionit të Rusisë dhe ndikimit që ai ka pasur jo vetëm në Ukrainë, por edhe në pjesën tjetër të botës.
Zoti Blinken foli me zotin Kuleba edhe për takimet e fundjavës së G-7 dhe NATO-s.
Ndërkohë forcat ukrainase kanë ndërmarrë një kundërofensivë pranë qytetit Izium në Ukrainën verilindore të kontrolluar nga Rusia, tha një guvernator rajonal. Ukraina po përpiqet t’i zmbrapsë forcat ruse nga ajo zonë dhe të mos i lejojë ato të rrethojnë mijëra trupa ukrainase në frontin lindor të Donbasit.
Rusia i ka përqendruar përpjekjet e saj në Donbas pasi nuk arriti të pushtonte kryeqytetin e Ukrainës, Kievin, në fillim të luftës. Por Ukraina ka rimarrë disa territore, përfshirë qytetin e saj të dytë më të madh, Kharkiv, në verilindje./Zëri i Amerikës

“Radar” publikon dokumentet ekskluzive të mbikëqyrjes sekrete të kritikëve të Vuçiqit nga BIA
Vuçiq fali 49 persona para largimit nga presidenca, në listë ish-zyrtarë dhe persona të përfshirë në incidente
“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s
Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq
Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë