Beogradi zyrtar i cili zakonisht është edhe nxitësi kryesor i trazirave në veri të Kosovës ka filluar të paralajmërojë për eskalim të ri të situatës pas takimit të fundit në Bruksel mes Kosovës e Serbisë i cili nuk ishte me sukses.
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka kërkuar krijimin e Asociacionit, i cili e kërkon atë në formatin e Republikës Sërpska, ndërsa Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha që nuk e ka pranuar këtë.
Ndërkaq Serbia pas këtij zhvillimi ka nisur propagandën që në Kosovë serbët po keqtrajtohen.
Ministri i Mbrojtjes i Serbisë dhe kryetari i Partisë Progresive Serbe, Millosh Vuçeviq, tha se pas dështimit të raundit të fundit të dialogut në Bruksel, sërish ka një situatë të tensionuar në terren ku populli serb është i ekspozuar ndaj presionit.
Vuçeviq ka deklaruar në një paraqitje të ftuar në TV Prva se incidentet “kanë nisur menjëherë”.
“Dy të rinj serbë janë rrahur në Graçanicë. Kurti është gati për çdo gjë. Shqiptarët vetëm do të provokojnë konflikt dhe qëllimi i Kurtit është ta pastrojë Kosovën nga serbët”, tha Vuçeviq.
Serbia ka dërguar njerëz në Kosovë në tensionet e fundit për të shkaktuar dhunë që u pa ndaj ushtarëve të KFOR-it, policëve dhe gazetarëve.
Një artikullin e The Times kishte shkruar se Serbia e nxitur nga Rusia vijon prej kohësh kërcënimet ndaj Kosovës dhe konflikti në zemër të Evropës rrezikon që të shpërthejë në dhunë e gjakderdhje.
Serbia dhe Rusia do të përpiqen të pengojnë çdo zgjidhje. NATO duhet të jetë në roje për të gjitha përpjekjet për të nxitur një luftë të re ballkanike, kishe shkruar Times. /The Geopost/

“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s
Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq
Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë
Evropa nis financimin prej 24 miliardë dollarësh, Ukraina në fokus të planit SAFE
Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja drejt bisedimeve të reja për paqe në Abu Dhabi