Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

“Serbët dhe rusët janë vëllëzër përgjithmonë”, një billbord gjigant shfaqet në mes Moskës, pranë medias shtetërore

The Geopost August 21, 2023 2 min read
Share the news

Një billbord i gjerë është shfaqur në Moskë, i cili flet për vëllazërine ruso-serbe. Gazetarja Ivana Stradner ka postuar foton duke shkruar se tabela gjigante është vendosur përballë Rossiya Segodnya, konglomeratit shtetëror të medias.

“Serbët dhe rusët janë vëllezër përgjithmonë”. Kjo është shkruar në Moskë- përballë Rossiya Segodnya, konglomerat mediatik shtetëror i Rusisë. Marrëdhëniet janë të gjalla dhe të mira”, ka shkruar ajo në Tëitter.

“Serbs and Russians are Brothers Forever”

This is written in Moscow- in front of Rossiya Segodnya, 🇷🇺 state-owned media conglomerate.

🇷🇺- 🇷🇸 relations are alive and well. pic.twitter.com/ezxri0fzFv

— Ivana Stradner (@ivanastradner) August 19, 2023

Raportohet se një numër i madh vullnetarësh serbë po luftojnë përkrah forcave ruse në Ukrainë.
Sjellja e presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili nuk ngurron të kërcënojë me luftë sa herë që ka mundësi, ka qenë në qendër të vëmendjes së ekspertëve gjeopolitikë gjatë ditëve të fundit, të cilët kanë kritikuar Perëndimin se po e “përkëdhel” atë.

Serbia ka refuzuar që të vendosë sanksione ndaj Rusisë për agresionin e saj ndaj Ukrainës, duke çuar në dënim nga shumë politikanë perëndimorë për politikën që po luan Vuçiç duke qenë kandidat për Bashkimin Evropian.
Përveç kësaj, është raportuar shumë herë që Serbia po i ndihmon Rusisë edhe me pajisje luftarake për të ruajtur këto lidhje vëllazërore të cilat u shfaqën në billbord.

Lidhja mes Rusisë dhe Serbisë buron edhe për shkak të lidhjes që nxit Kisha Ortodokse.
Kisha luan një rol të rëndësishëm në idetë e regjimit të Vuçiqit. Në maj, në kulmin e protestave masive, patriarku u bashkua me presidentin për drekë përpara se të këndonte lavdërimet e tij. Ata që, si Vuçiq, “bëjnë gjithçka për të mirën e Serbisë” kanë mbështetjen e tij të plotë, tha Porfirije. Ishte një bekim nga lart për një udhëheqës që kishte hasur në disa erëra të forta për shkak të vrasjeve masive që ndodhën në Serbi.

Aktualisht një sërë shkrimesh nga mediat prestigjioze perëndimore kanë paraqitur lidhjen mes dy udhëheqësve Putin-Vuçiç. Presidentit të Serbisë ia shfaqën ambiciet për destabilizim te rajonit. Këtë e dëshmoi me dërgimin e trupave në kufi me Kosovën pasi nxiti tensione në veri te saj./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Maqedonia e Veriut mirë bënë të ruaj orientimin evropian
Next: Delegacioni iranian mbërrin në Moskë për të diskutuar bashkëpunimin e forcave tokësore

Mediat ruse e paraqesin humbjen e Vuçiqit si pasojë të ndikimit perëndimor 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Mediat ruse e paraqesin humbjen e Vuçiqit si pasojë të ndikimit perëndimor

The Geopost October 26, 2026
Vuçiqi pësoi humbje pas 14 vitesh: Studentët fituan 139 mandate, lista e tij mbeti në 104 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Vuçiqi pësoi humbje pas 14 vitesh: Studentët fituan 139 mandate, lista e tij mbeti në 104

The Geopost October 25, 2026
Automjetet e Xhandarmërisë për shpërndarjen e protestave para Presidencës së Serbisë 1 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Automjetet e Xhandarmërisë për shpërndarjen e protestave para Presidencës së Serbisë

The Geopost October 25, 2026
Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi 2 min read
  • Lajme

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi

The Geopost October 20, 2026
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin 5 min read
  • Analiza
  • Botë
  • Fact Checking
  • Lajme

Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin

The Geopost October 16, 2026
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete 5 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete

The Geopost October 14, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.