Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, Lloyd Austin, do ndalet që të vizitojë edhe Bullgarinë, në udhëtimin e tij në Evropë këtë javë, i cili do të fokusohet në forcimin e aleatëve të NATO-s, ndërkohë që lufta shpërthen në kufijtë e saj lindorë në Ukrainë, tha Pentagoni, të hënën.
Austin niset të martën për në Bruksel, ku do të marrë pjesë në një takim të NATO-s përpara se të udhëtojë për në Sllovaki, thuhet tutje.
Në Bullgari, Austin do të takohet me krerët ushtarakë dhe civilë, tha zëdhënësi John Kirby, pa ofruar detaje të mëtejshme mbi axhendën e tij.
Bullgaria, aleati më i ngushtë i Moskës gjatë Luftës së Ftohtë, tani është një vend anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s që ka dënuar pushtimin e Rusisë në Ukrainë.

Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë
Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit
Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë
Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ruse si mjet militarizimi
“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999
Rusia sulmon infrastrukturën energjetike të Ukrainës, propagandat pro-Kremlin i kthejnë vuajtjet në armë psikologjike