Të paktën 40 persona u vranë dhe më shumë se 100 u plagosën në një sulm në sallën e koncerteve Crocus City Hall pranë Moskës, ku pati të shtëna dhe u dëgjua një shpërthim.
Sipas raportimeve të agjencive ruse të lajmeve, duke cituar shërbimet e urgjencës, persona hapën zjarr me armë automatike mbi civilët në hollin e sallës.
“Sipas informacioneve paraprake, 40 persona u vranë dhe më shumë se 100 u plagosën si rezultat i një sulmi terrorist në sallën Crocus City”, tha Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB).
Derisa zyrtarët rusë thanë se persona të armatosur hapën zjarr në një sulm “terrorist”, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare i ShBA-së, John Kirby, tha se janë ende duke mbledhur informacione.
Ndryshe, ambasada amerikane në Moskë kishte paralajmëruar më 7 mars se “ekstremistët” po planifikonin diçka për zgjedhjet presidenciale ruse.
/TheGeopost

Vuçiqi pësoi humbje pas 14 vitesh: Studentët fituan 139 mandate, lista e tij mbeti në 104
Automjetet e Xhandarmërisë për shpërndarjen e protestave para Presidencës së Serbisë
Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete
Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit