Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Së paku 3370 shqiptarë nga Lugina e Preshevës janë fshirë  nga lista e votimit

The Geopost November 8, 2023 3 min read
Share the news

Më 23 tetor, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR) prezantoi një raport të titulluar “Pasivizimi i adresave të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës si praktikë diskriminuese” në Qendrën e Konferencave „Envoy” në Beograd. Në promovim folën autorët, Marko Milosavljevic, Shef i Kërkimit dhe Avokimit në YIHR Serbi, dhe Dr. Milos Rasic, PhD në Etnologji, dhe Relja Pantic, shef i departamentit të ankesave në shërbimin profesional të Komisionerit për Mbrojtjen e Barazisë.

Nga korriku deri në shtator të këtij viti, hulumtuesit nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Serbi kanë kryer një anketë për pasivizimin e adresave të qytetarëve të Serbisë të përkatësisë etnike shqiptare në komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës. Bazuar në intervistat, qasjen në vendimet e Ministrisë së Brendshme të Serbisë (MUP) për pasivizimin e adresave, si dhe të dhënat për ndryshimet në listat zgjedhore dhe intervistat me aktivistë vendas dhe parti politike, ata zbuluan se 72% e të anketuarit nuk kishin marrë vendim për pasivizimin, por ishin informuar vetëm verbalisht dhe se 80% e tyre kishin humbur të drejtën e votës.

Dy treguesit bazë që Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë po shkel Ligjin për Vendbanim janë të dhënat jokonsistente dhe jotransparente për pasivizimin e policisë dhe fakti se së paku 3370 Shqiptarë janë fshirë  nga lista e votimit në Luginën e Preshevës në periudhën nga 2015 deri në 2022.

“Pasivizimi i adresave paraqet një lloj instrumenti politik që po keqpërdoret për të ndryshuar strukturën demografike dhe etnike të jugut të Serbisë,” tha Marko Milosavljevic në prezantimin e raportit. Ata që humbasin adresën gjatë këtij procesi janë të privuar nga pothuajse të gjitha të drejtat: ata nuk mund të marrin kartën e identitetit, të punësohen, të martohen, të dalin në zgjedhje ose të zgjidhen, të regjistrojnë një makinë apo të kenë pronë. Një paradoks i veçantë është se viktimat e abuzimit me procedurën e pasivizimit janë shpesh pronarë ose bashkëpronarë të pasurive të paluajtshme, banesave dhe shtëpive, për të cilat ata paguajnë rregullisht taksa ndaj shtetit. Edhe pse të drejtat e tyre themelore të njeriut janë qartazi në rrezik, zyrtarët serbë e kanë mohuar këtë për vite me radhë dhe nuk ka të dhëna të sakta zyrtare për numrin e personave të cilëve u është çaktivizuar adresa.

Relja Pantic, shef i departamentit të ankesave në shërbimin profesional të Komisionerit për Mbrojtjen e Barazisë, tha se në raportin e fundit vjetor të institucionit për ankesat për diskriminim, dominojnë ankesat për diskriminim në bazë të kombësisë, me 16%. Nga këto, vetëm një ankesë kishte të bënte me diskriminimin ndaj Shqiptarëve. Ai theksoi se kjo tregon se institucioni i Komisionerit duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje kësaj çështjeje, pasi hulumtimi i Nismës e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut tregon të dhëna të ndryshme dhe një shtrirje shumë më të gjerë të diskriminimit.

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut i bën thirrje prokurorisë kompetente dhe organeve të pavarura shtetërore si Avokati i Popullit që të hetojnë plotësisht pretendimet në ankesë dhe të ndjekin penalisht përgjegjësit. Kërkojmë që Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë të publikojë statistikat e qytetarëve sipas përkatësisë etnike që kanë qenë pasive nga viti 2012 deri në vitin 2023 në të gjitha komunat e Serbisë, përfshirë Bujanocin, Preshevën dhe Medvegjën./The Geopost/

Raportin mund ta lexoni në serbisht, anglisht dhe shqip këtu.

Raporti “Pasivizimi i adresave të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës si praktikë diskriminuese” është krijuar në kuadër të projektit “Zbulimi i praktikave diskriminuese në Luginën e Preshevës”, i implementuar nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut së bashku me Komitetin për të Drejtat e Njeriut të Bujanocit, me mbështetjen e Fondit Rockefeller Brothers nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Continue Reading

Previous: Ukraina thotë se ka shpërthyer një raketë moderne ruse në kantierin detar Kerç
Next: Vazhdon propaganda në mediat serbe

Mediat ruse e paraqesin humbjen e Vuçiqit si pasojë të ndikimit perëndimor 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Mediat ruse e paraqesin humbjen e Vuçiqit si pasojë të ndikimit perëndimor

The Geopost October 26, 2026
Vuçiqi pësoi humbje pas 14 vitesh: Studentët fituan 139 mandate, lista e tij mbeti në 104 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Vuçiqi pësoi humbje pas 14 vitesh: Studentët fituan 139 mandate, lista e tij mbeti në 104

The Geopost October 25, 2026
Automjetet e Xhandarmërisë për shpërndarjen e protestave para Presidencës së Serbisë 1 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Automjetet e Xhandarmërisë për shpërndarjen e protestave para Presidencës së Serbisë

The Geopost October 25, 2026
Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi 2 min read
  • Lajme

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi

The Geopost October 20, 2026
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin 5 min read
  • Analiza
  • Botë
  • Fact Checking
  • Lajme

Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin

The Geopost October 16, 2026
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete 5 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete

The Geopost October 14, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.