Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Rusia fillon narrativën e rrejshme me trafikim organesh ndaj Ukrainës, përmend edhe UÇK-në

The Geopost August 8, 2023 2 min read
Share the news

 Narrativën e njëjtë të rrejshme si me Kosovën për trafikim me organe, Rusia është munduar t’ia vesh edhe Ukrainës.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova ka publikuar një shkrim propagandues rreth Ukrainës, të cilën e akuzon se për trafikim të organeve, ndërsa përmend edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke mbrojtur aleatët tradicionalë serbë. Zakharova, figura kyçe e propagandës ruse thotë se “Ukraina ka qenë prej kohësh e njohur si një lider botëror në trafikun e organeve.

Skandalet që përfshinin heqjen e paligjshme të organeve nga kufomat filluan të shfaqen në fund të viteve 1990 në vazhdën e përkeqësimit socio-ekonomik të vendit”.

“Ka informacione se personat e përfshirë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës mund ta kenë ose së paku të merren me këtë dyqan. Një nga udhëheqësit e saj tani është në gjyq për trafikim të organeve të ushtarëve të vdekur serbë, civilëve dhe disidentëve të tjerë gjatë luftës në Jugosllavi. Ushtria është ende duke funksionuar, por me një emër tjetër dhe ushtarët e saj mund të luftojnë si mercenarë në Ukrainë”.

Në shkrimin propagandues, zëdhënësja ruse thotë se trafikimi i organeve u rrit në shkallë pas fillimit të operacionit ushtarak special rus në Ukrainë, “pas miratimit të ligjeve nga regjimi i Kievit që thjeshtuan në mënyrë drastike punën e specialistëve të transplantit në vend”.

“Problemi filloi të rritet në fillim të viteve 2000 dhe grushti i dhunshëm në Kiev në shkurt të viti 2014 dhe konflikti që pasoi në Donbass ishin një faktor shtesë kontribues.

Në vitin 2014, OSBE-ja deklaroi se kufomat me organe të brendshme të hequra ishin gjetur në varreza masive në zonat ku po zhvilloheshin luftime. Me shumë mundësi, ata ishin viktima të specialistëve të transplantit të tregut të zi”, thotë Zakharova në shkrimin që e ka publikuar në sajtin e ministrisë.

Rusia ka vrarë civilë ukrainas që kur nisi agresionin ndaj këtij vendi dhe është akuzuar për krime lufte. Më e njohur është masakra e Buchës, pamjet e sëcilës terrorizuan botën me krimet ruse.

Continue Reading

Previous: Perëndimi duhet ta mbrojë Kosovën nga Serbia dhe Rusia, paralajmërojnë politikanët e lartë
Next: Ambasadori i Ukrainës në Beograd: Kompani serbe po e furnizojnë Rusinë me armë që vrasin ukrainasit

Vuçiqi pësoi humbje pas 14 vitesh: Studentët fituan 139 mandate, lista e tij mbeti në 104 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Vuçiqi pësoi humbje pas 14 vitesh: Studentët fituan 139 mandate, lista e tij mbeti në 104

The Geopost October 25, 2026
Automjetet e Xhandarmërisë për shpërndarjen e protestave para Presidencës së Serbisë 1 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Automjetet e Xhandarmërisë për shpërndarjen e protestave para Presidencës së Serbisë

The Geopost October 25, 2026
Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi 2 min read
  • Lajme

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi

The Geopost October 20, 2026
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin 5 min read
  • Analiza
  • Botë
  • Fact Checking
  • Lajme

Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin

The Geopost October 16, 2026
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete 5 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete

The Geopost October 14, 2026
Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit

The Geopost October 13, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.