Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Rusia dështon në rizgjedhjen në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut

The Geopost October 11, 2023 2 min read
Share the news

Phelan Chatterjee

Rusia nuk u rizgjodh në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Vendi u përjashtua nga organi më i lartë i të drejtave të njeriut në prill të vitit të kaluar pasi forcat e tij pushtuan Ukrainën.

Rusia kishte shpresuar se një mandat tjetër tre-vjeçar do të nxirrte në pah ndarjet midis shteteve anëtare të OKB-së nëse do të vazhdonin apo jo mbështetjen për Ukrainën.

Por në vend të kësaj, Bullgaria dhe Shqipëria morën dy vendet e destinuara për vendet e Europës Lindore.

Votimi erdhi disa ditë pas një sulmi me raketa ruse që vrau 52 njerëz në fshatin verilindor të Ukrainës, Hroza.

Rusia mori 83 vota pro nga 193 anëtarë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Bullgaria 160 dhe Shqipëria 123.

Më herët, ambasadori i Shqipërisë, Ferit Hoxha tha se është e rëndësishme që vendet anëtare të tregojnë se nuk janë të përgatitura të “marrin një zjarrvënës për zjarrfikës”.


Rusia kishte premtuar të gjente “zgjidhje të përshtatshme për çështjet e të drejtave të njeriut” dhe tha se donte të parandalonte që trupi të shndërrohej në një “instrument që i shërben vullnetit politik të një grupi vendesh” – një referencë për Perëndimin.
Diplomatët thanë se Rusia shpresonte të rifitonte njëfarë kredibiliteti ndërkombëtar pasi u akuzua për abuzime të përhapura të të drejtave të njeriut në Ukrainë dhe brenda kufijve të saj.

Rusia kishte pretenduar se do të fitonte votat e shumë shteteve anëtare – veçanërisht vendeve në zhvillim – në votimin e fshehtë, duke sugjeruar që ata fshehtas simpatizonin Moskën, por shmangën ta bëjnë këtë në publik për të mos zemëruar shtetet perëndimore.

Rusia thuhet se ka zhvilluar një fushatë agresive zgjedhore, duke ofruar grurë dhe armë vendeve të vogla në këmbim të votës së tyre.

Ambasadori i Moskës në OKB, Vassily Nebenzia, akuzoi SHBA-në për një fushatë për të parandaluar kthimin e saj në këshill.

Shteti u pezullua nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut në prill 2022. 93 anëtarë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së votuan pro, 24 kundër dhe 58 abstenuan.

Këshilli do të përbëhet nga këto vende për tre vjet duke filluar nga viti 2024: Shqipëria, Brazili, Bullgaria, Burundi, Kina, Bregu i Fildishtë, Kuba, Republika Domenikane, Franca, Gana, Indonezia, Japonia, Kuvajti, Malavi dhe Holanda./

Continue Reading

Previous: A ishte i përfshirë djali i Vuçiqit në sulmin terrorist në Banjskë? Autoritetet kosovare nxjerrin prova të reja
Next: Hovenier: Armët e sofistikuara që përdori grupi në Banjskë kërkojnë strukturë shtetërore, nuk mund të blihen në tregun lokal

Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin 5 min read
  • Analiza
  • Botë
  • Fact Checking
  • Lajme

Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin

The Geopost October 16, 2026
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete 5 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete

The Geopost October 14, 2026
Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit

The Geopost October 13, 2026
Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës

The Geopost October 12, 2026
Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan 2 min read
  • Lajme

Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan

The Geopost October 9, 2026
Goditje ndaj rrjetit hibrid rus “Rybar”: Në Mal të Zi arrestohen Mihail dhe Valeria Zvinçuk 7 min read
  • Analiza
  • Lajme

Goditje ndaj rrjetit hibrid rus “Rybar”: Në Mal të Zi arrestohen Mihail dhe Valeria Zvinçuk

The Geopost October 9, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.