Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Hovenier: Armët e sofistikuara që përdori grupi në Banjskë kërkojnë strukturë shtetërore, nuk mund të blihen në tregun lokal

The Geopost October 12, 2023 3 min read
Share the news

Ambasadori amerikan në Kosovë Jeff Hovnier tha se dihet gjer tani se armët që janë përdorur nga grupi terrorist që sulmoi Kosovën më 24 shtator në veri të saj kërkojnë strukturë shtetërore dhe nuk mund të blihen në tregun lokal. Hovenier përsëriti se sulmi nuk ishte spontan por që ende ka gjëra për t’u kuptuar.

“Ka disa gjëra që i dimë. E dimë se ky grup individësh nuk ishte spontan. Këta individë, që ishin të gjithë serbë etnikë me sa e dimë, kishin qasje dhe posedonin armë shumë të sofistikuara që nuk mund të blihen në tregun lokal. Ju duhet të ketë një strukturë, zakonisht strukturë shtetërore që ua ofron ato armë. Ne e dimë se pjesa më e madhe e materialit që ata lanë pas ishte me origjinë nga Serbia. E dimë se Milan Radoiçiqi, që ishte nënkryetar i partisë Lista Serbe, bëri një deklaratë publike përmes avokatit të tij, duke marrë përsipër përgjegjësinë dhe duke thënë se kishte organizuar sulmin dhe kishte marrë pjesë në të. Këto janë gjëra që i dimë dhe po përpiqemi të kuptojmë më shumë rreth sulmit. Ne e dimë se kjo nuk mund të ndodhte vetëm spontanisht. Pra, siç e kam thënë edhe më parë, pas kësaj kishte struktura ose organizata. Ajo që ne ende po përpiqemi të kuptojmë është saktësisht se si funksionoi”, tha Hovenier në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot dëshmuan edhe një përkushtim ndaj Kosovës. Ato i dhuruan policisë së Kosovës të mërkurën shtatë dronë, përdorimi i të cilëve synon rritjen e shkallës së sigurisë publike në vend.

Ambasadori amerikan Hovenier tha gjatë një ceremonie se shpejtësia me të cilën mund të dërgohen dronët kudo që është e nevojshme, i bënë ato pajisje të dobishme për të shpëtuar jetë.

Dronët iu dhuruan policisë së Kosovës rreth tri javë pas sulmit nga një grup serbësh të armatosur në fshatin Banjskë në veri, ku u vra një oficer policie. Tre sulmues u vranë po ashtu gjatë përleshjeve, që nxitën shqetësime për qëndrueshmërinë në rajon.

“Duke marrë parasysh shkallën e veprimtarive kriminale të grupeve të krimit të organizuar në rajon, këto sisteme të fluturakeve pa pilot do të jenë një burim thelbësor i organeve të zbatimit të ligjit në Kosovë për të luftuar veprimtaritë kriminale në tokë dhe ajër”, tha ambasadori Hovenier.

Drejtori i policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se dronët janë përzgjedhur nga ekspertët e policisë së Kosovës në bashkëpunim me ekspertët e qeverisë amerikane.

Ai tha se dhurimet e sotme “do të ndikojnë pozitivisht në ngritjen e kapaciteteve të policisë për të menaxhuar situata në terren si në menaxhimin e ngjarjeve të mëdha sikur protestat, koncertet, manifestimet publike e gjithashtu edhe në monitorimin e kufijve të Kosovës dhe në operacione të tjera të hetimit që policia e Kosovës do t’i kryejë në të ardhmen”.

Ambasadori amerikan Hovenier theksoi se donacioni i sotëm pasqyron përkushtimin amerikan për zhvillimin e policisë së Kosovës.

“Si dhe është manifestim shtesë i besimit që ne e kemi në Republikën e Kosovës për të kryer misione të pavarura në luftë kundër narkotikëve dhe për zbatimin e ligjit”, tha ambasadori amerikan, duke nënvizuar se në pesë vjetët e fundit Shtetet e Bashkuara kanë dhuruar më shumë se 20 milionë dollarë ndihmë për modernizimin dhe përmirësimin e institucioneve të zbatimit të ligjit në Kosovë./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Rusia dështon në rizgjedhjen në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut
Next: Rusia dhe Arabia Saudite do të vazhdojnë paktin e çmimit të naftës pavarësisht krizës në Lindjen e Mesme

Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin 5 min read
  • Analiza
  • Botë
  • Fact Checking
  • Lajme

Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin

The Geopost October 16, 2026
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete 5 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete

The Geopost October 14, 2026
Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit

The Geopost October 13, 2026
Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës

The Geopost October 12, 2026
Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan 2 min read
  • Lajme

Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan

The Geopost October 9, 2026
Goditje ndaj rrjetit hibrid rus “Rybar”: Në Mal të Zi arrestohen Mihail dhe Valeria Zvinçuk 7 min read
  • Analiza
  • Lajme

Goditje ndaj rrjetit hibrid rus “Rybar”: Në Mal të Zi arrestohen Mihail dhe Valeria Zvinçuk

The Geopost October 9, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.