Dy britanikë dhe një maroken që u kapën nga forcat ruse në Ukrainë janë dënuar me vdekje, ka lajmëruar agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti, raporton BBC.
Aiden Aslin, 28 vjeç nga Notingemshir, Sean Piner, 48 vjeç nga Bedfordshir dhe një person i tretë, shtetasi maroken Saudun Brahim, u paraqitën në gjykatë në Republikën Popullore të Donetsk (DNR), të cilën e mbajnë kryengritësit pro-rusë.
Gjykata nuk njihet ndërkombëtarisht.
Agjencia RIA Novosti njoftoi në Telegram se “Gjykata e Lartë e DNR vendosi dënimin e parë për mercenarët – britanikët Aiden Aslin dhe Sean Piner, si dhe marokeni Saadun Brahim u dënuan me vdekje”, njoftoi korrespondenti i RIA Novosti nga salla e gjyqit.
Ata akuzohen me pretendimin se ishin mercenarë.
Gjykata i shpalli të tre burrat fajtorë për “veprimtari dhe veprime mercenare me qëllim marrjen e pushtetit dhe rrëzimin e rendit kushtetues të DNR-së”, raportoi agjencia Interfax fjalët e një zyrtari të gjykatës.
Megjithatë, familjet e burrave britanikë thonë se ata ishin në ushtrinë ukrainase.
Tre burrat u kapën ndërsa luftonin në anën e Ukrainës kundër Rusisë dhe forcave të mbështetura nga Rusia, të cilat hynë në vend më 24 shkurt.
Shtetasit britanikë Aslin dhe Pinera u kapën nga forcat e mbështetura nga Rusia në Mariupol, në prill, gjatë luftimeve të ashpra për kontrollin e qytetit.
Marokeni Saadun u dorëzua në mars, derisa luftonte në një qytet të vogël midis Mariupolit dhe kryeqytetit të rajonit Donetsk.
Ministria e Punëve të Jashtme britanike, të mërkurën dënoi atë që e quajti shfrytëzim i të burgosurve të luftës për qëllime politike dhe tha se ata “kanë të drejtën e imunitetit të luftëtarëve”.
Tre burrat thanë se do të apelonin vendimin, tha agjencia ruse Tass, raporton Reuters. /REL

Lufta paralizon jugun e Iranit: Errësirë, mungesë karburantesh dhe varka të shkatërruara
Ekonomia e Putinit nën presion: Bursa ruse në rënien më të rëndë që nga viti 1997
Si e ka riformësuar agresioni rus arkitekturën e sigurisë në Evropën Qendrore?
Shtohet presioni gjerman pas deklaratës skandaloze për Kosovën të ministres serbe
Lista Serbe vazhdon me narrativën e Beogradit, Simiq sulmon Rashiqin dhe institucionet e Kosovës me akuza të pabaza
Ukraina godet 17 nga 20 anijet e flotës ruse në ‘hije’ në Detin e Zi