Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Qeveria serbe e Bosnjës riaktivizon faqet e internetit të mbyllura për shkak të sanksioneve të SHBA

The Geopost November 3, 2023 2 min read
Share the news

Uebsajtet zyrtare të qeverisë separatiste të Republikës Serbe (RS) në Bosnje janë riaktivizuar pasi u mbyllën pas sanksioneve të SHBA kundër zyrtarëve të saj të lartë, siç tha kryeministri rajonal Radovan Viskovic te enjten.

Uebsajtet e qeverisë së RS, presidencës, shërbimit civil dhe administratës së inspektimit u mbyllën javën e kaluar, por Viskovic tha se ato ishin zhvendosur në domenin “.rs” të Serbisë fqinje dhe ishin përsëri funksionale.

“Ne u mbyllëm nga amerikanët,” tha Viskovic për portalin e lajmeve Capital të martën. “Edhe pse ne e paguanim atë deri në shkurt të vitit 2025, ne u mbyllëm brutalisht për shkak të sanksioneve amerikane të vendosura ndaj Presidentit të Republikës Srpska”.

Muajin e kaluar, Uashingtoni vendosi sanksione ndaj anëtarëve të familjes dhe rrjetit më të gjerë të biznesit të liderit nacionalist serb dhe pro-rus të RS Milorad Dodik, presidenti i njësisë separatiste i cili ishte tashmë nën sanksionet e SHBA-së dhe Britanisë për minimin e marrëveshjes së paqes të Dejtonit të Bosnjës të vitit 1995.

Marrëveshja i dha fund luftës së Bosnjës 1992-95, në të cilën u vranë 100,000 njerëz dhe e ndau vendin ballkanik në dy rajone autonome – Republikën Serbe dhe Federatën Boshnjako-Kroate – të lidhura nga një qeveri e dobët qendrore.

Vetë Viskovic dhe tre zyrtarë të tjerë të lartë serbë, përfshirë anëtaren serbe të presidencës boshnjake Zeljka Cvijanovic, u goditën me sanksione të SHBA-së në korrik për mbështetjen e miratimit të një ligji që minon kushtetutën e Bosnjës të pasluftës dhe Marrëveshjen e Dejtonit.

Viskovic i tha parlamentit rajonal të enjten se qeveria e tij do të padiste një kompani amerikane që mbylli faqet e internetit pa njoftim paraprak, por nuk pranoi të emëronte kompaninë.

Askush në Ambasadën e SHBA në Sarajevë nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese të Reuters për koment.

Dodik ka mbrojtur prej kohësh shkëputjen e rajonit të tij të dominuar nga serbët nga Bosnja dhe së fundmi ka propozuar bashkimin e “të gjitha shteteve serbe” në një vend që përfshin Serbinë, Malin e Zi dhe Republikën Serbe.

Ambasada e SHBA-së dënoi ashpër “deklaratat e tij të pamatura”.

“Shtetet e Bashkuara nuk do të qëndrojnë duarkryq ndërsa z. Dodik dhe miqtë e tij politikë përpiqen të copëtojnë strukturën e Bosnjë dhe Hercegovinës, të destabilizojnë vendin dhe rajonin dhe të pengojnë përparimin e BiH drejt Bashkimit Evropian,” tha ai ambasadori i SHBA Michael Murphy tha në një deklaratë këtë javë./Reuters/

Continue Reading

Previous: Bullgaria dëbon gazetarin rus si një kërcënim të dyshuar për sigurinë kombëtare
Next: “Vdekje Ukrainës” shfaqet në Beograd, rrahet aktivisti rus kundër luftës që tentoi ta fshinte

Vuçiqi pësoi humbje pas 14 vitesh: Studentët fituan 139 mandate, lista e tij mbeti në 104 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Vuçiqi pësoi humbje pas 14 vitesh: Studentët fituan 139 mandate, lista e tij mbeti në 104

The Geopost October 25, 2026
Automjetet e Xhandarmërisë për shpërndarjen e protestave para Presidencës së Serbisë 1 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Automjetet e Xhandarmërisë për shpërndarjen e protestave para Presidencës së Serbisë

The Geopost October 25, 2026
Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi 2 min read
  • Lajme

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi

The Geopost October 20, 2026
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin 5 min read
  • Analiza
  • Botë
  • Fact Checking
  • Lajme

Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin

The Geopost October 16, 2026
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete 5 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete

The Geopost October 14, 2026
Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit

The Geopost October 13, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.