Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • Lajme

Petkoviq shpërndan dezinformata për masakrën e Reçakut

The Geopost January 16, 2026 3 min read
Share the news

Kosova i ka nderuar viktimat e masakrës së Reçakut të enjten, në fshatin e Shtimes, ku 27 vjet më parë forcat serbe i vranë 45 civilë shqiptarë.

E pikërisht në ditën e përkujtimit, drejtori i ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka shpërndarë dezinformata duke pretenduar se “masakra e Reçakut është e fabrikuar”.

“Fabrikimi sistematik i fakteve rreth rastit të Reçakut vazhdon edhe sot me një fushatë të orkestruar nga Prishtina dhe sulmet e Albin Kurtit ndaj Beogradit, me qëllim të errësimit të së vërtetës për këtë ngjarje, si dhe për shumë krime të tjera të pandëshkuara ndaj serbëve,” tha Petkoviq.

Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë (ICTY) përmendi Reçakun në aktakuzën kundër Slobodan Millosheviqit, si pjesë e një fushate më të gjerë për vrasje civilësh në Kosovë.

Në aktakuzë thuhet se më 15 janar 1999, forcat e FRJ-së dhe Serbisë sulmuan fshatin Reçak dhe vranë rreth 45 shqiptarë të Kosovës.

Ambasada amerikane në Kosovë të enjten e përshkroi ngjarjen si një “akt tmerri të papërshkrueshëm që tronditi botën”.

Zëvendës Shefi i Misionit të Ambasadës Amerikane, Josh Peterson, u bashkua me udhëheqësit dhe qytetarët e Kosovës në përkujtimin e viktimave, duke theksuar: “Kujtesa e tyre le të shërbejë si një kujtesë për detyrën tonë të përbashkët për të mbrojtur të vërtetën dhe dinjitetin dhe si një thirrje për të mos harruar kurrë atë që bota pa”.

Një muaj më parë, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë ndaj 21 personave për krim lufte kundër popullsisë civile në Reçak.

Ata akuzohen se më 15 janar 1999, gjatë një operacioni të forcave policore serbe, vranë 42 civilë dhe ushtruan dhunë të rëndë ndaj banorëve, përfshirë shkatërrim të pronës, dëbim masiv dhe spastrim etnik.

Hetimet kanë treguar se të pandehurit kanë kontrolluar shtëpi më shtëpi, kanë ndarë burrat nga gratë dhe fëmijët, ku burrat e ndaluar janë ekzekutuar, ndërsa rreth 20,000 civilë u dëbuan nga fshatrat përreth. Gjykimi pritet të mbahet në mungesë, pasi të pandehurit janë të paarritshëm për drejtësinë.

Ish-ambasadori dhe shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker, kishte parë nga afër krimin dhe luajti një rol kyç në dokumentimin e masakrës së Reçakut, duke siguruar prova që mbështesin përgjegjësinë ligjore të autorëve.

Pas masakrës së Reçakut, në mars të vitit 1999, NATO sulmoi caqet ushtarake policore në ish-Jugosllavi.

Fusha prej 78-ditësh bombardime mori fund më 10 qershor 1999, pas miratimit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë kishte mundësuar edhe kthimin në shtëpitë e tyre të më shumë se 800.000 refugjatëve, personave të zhvendosur brenda dhe jashtë Kosovës.

Në luftën e zhvilluar në Kosovë më 1998-‘99, u vranë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë u zhdukën.

Mbi 1.500 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.

The GeoPost

Tags: Masakra e Reçakut Petar Petkoviq Serbia

Continue Reading

Previous: Misteri i fondeve që shteti i Serbisë ndan për Qendrën Serbo-Ruse në Nish
Next: Si u vra Arkani në hollin e hotelit Intercontinental në Beograd, 25 vite nga vdekja e paramilitarit famëkeq serb

NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë 5 min read
  • Ballkan
  • News

NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

The Geopost June 12, 2026
Frymë lirie: 27 vjet nga çlirimi i Kosovës 5 min read
  • Ballkan

Frymë lirie: 27 vjet nga çlirimi i Kosovës

The Geopost June 12, 2026
KE ngre shqetësime për pasaportat serbe që u jepen shtetasve rusë 2 min read
  • Ballkan
  • News

KE ngre shqetësime për pasaportat serbe që u jepen shtetasve rusë

The Geopost June 12, 2026
Dosja e Prokurorisë Speciale: Si kishte pasur koordinim Radoiçiq me Vuçiqin për barrikadat e 2022-ës në veri të Kosovës 6 min read
  • Ballkan

Dosja e Prokurorisë Speciale: Si kishte pasur koordinim Radoiçiq me Vuçiqin për barrikadat e 2022-ës në veri të Kosovës

The Geopost June 12, 2026
Serbia u jep shtetësi rusëve nën sanksionet e SHBA-së dhe Ukrainës 10 min read
  • Ballkan

Serbia u jep shtetësi rusëve nën sanksionet e SHBA-së dhe Ukrainës

The Geopost June 11, 2026
“Çaçilendi” si sistem politik: Serbia mes mafies dhe falimentimit 6 min read
  • Ballkan

“Çaçilendi” si sistem politik: Serbia mes mafies dhe falimentimit

The Geopost June 11, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.