Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • Lajme

“Për një serb do të vrasim 100 myslimanë”, Stojkoviq i reagon Vuçiqit: Ti je ai që nxite gjenocidin, do duhej të ishe në Hagë me Mlladiqin

The Geopost August 29, 2026 2 min read
Share the news

Vuçiq tha se Tribunali i Hagës kishte dashur që Mlladiqi “të vdiste pas hekurave” dhe se nuk ishte lejuar që gjenerali të vdiste në Serbi, aty ku, sipas tij, kishte dëshiruar.

Stojkoviq i është përgjigjur me tone të ashpra.

“President i neveritshëm. Quhet BURGIM I PËRJETSHËM për një arsye. Dënimi me burgim të përjetshëm pikërisht do të thotë – vdes në burg. Jo në shtëpi. Jo në bregdet. Jo në SPA”, ka shkruar Stojkoviq.

Ai ka theksuar se dënimi i Mlladiqit me burgim të përjetshëm erdhi për shkak të krimeve për të cilat ai u shpall fajtor nga drejtësia ndërkombëtare.

Më pas, Stojkoviq i është drejtuar drejtpërdrejt Vuçiqit, duke e akuzuar për nxitje të gjenocidit dhe duke iu referuar një deklarate të bërë prej tij gjatë luftës në Bosnje.

“Ti, duke e ditur planin për Srebrenicën, vetëm nëntë ditë para hyrjes së Mlladiqit në Srebrenicë, ke thënë publikisht: ‘Për një serb do të vrasim 100 myslimanë’”, ka shkruar ai.

Stojkoviq e ka lidhur këtë deklaratë me masakrën e Srebrenicës, ku në korrik të vitit 1995 u vranë më shumë se 8 mijë burra dhe djem boshnjakë.

“Ti duhej të ishe në Hagë në të njëjtën kohë me Mlladiqin”, ka deklaruar ai.

Në reagimin e tij, avokati serb e ka krahasuar politikën e ekzekutimeve masive gjatë luftës në Bosnje me praktikat e Gjermanisë naziste në Serbinë e pushtuar gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Stojkoviq ka kritikuar gjithashtu Vuçiqin për qëndrimin e tij ndaj figurës së Ratko Mlladiqit dhe e ka akuzuar për promovimin e emrit të tij në hapësirën publike në Serbi.

Në fund, ai i është rikthyer deklaratës së Vuçiqit për Hagën.

“Dhe nëse diçka është veprim anticivilizues – është fakti që ti, pavarësisht gjithë kësaj, je ende i lirë”, ka shkruar Stojkoviq.

Tags: Aleksandar Vuçiq Ratko Mladiq Serbi

Continue Reading

Previous: Reagime të ashpra për mundësinë që krimineli Mlladiq të varroset me nderime në Serbi
Next: Shqipëria: Nuk jemi pjesë e asnjë skenari për destabilizimin e Malit të Zi

Kryeministri sllovak largohet para kohe nga samiti i BE-së për të mbështetur Vuçiqin në tubimin e SNS-së 2 min read
  • Ballkan

Kryeministri sllovak largohet para kohe nga samiti i BE-së për të mbështetur Vuçiqin në tubimin e SNS-së

The Geopost October 16, 2026
Konjufca flet për median hungareze, paralajmëron për rrezikun e një përballjeje të re të armatosur me Serbinë 3 min read
  • Ballkan
  • News

Konjufca flet për median hungareze, paralajmëron për rrezikun e një përballjeje të re të armatosur me Serbinë

The Geopost October 16, 2026
Eksperti i sigurisë: Serbia është Rusia e vogël, siguria e Ballkanit kërcënohet nga ndikimi rus 1 min read
  • Ballkan
  • News

Eksperti i sigurisë: Serbia është Rusia e vogël, siguria e Ballkanit kërcënohet nga ndikimi rus

The Geopost October 16, 2026
Bieber zbërthen regjimin e Vuçiqit: Pushteti i tij mbështetet te korrupsioni dhe lidhjet me krimin e organizuar 4 min read
  • Ballkan
  • News

Bieber zbërthen regjimin e Vuçiqit: Pushteti i tij mbështetet te korrupsioni dhe lidhjet me krimin e organizuar

The Geopost October 16, 2026
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin 5 min read
  • Analiza
  • Botë
  • Fact Checking
  • Lajme

Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin

The Geopost October 16, 2026
Dyshime se mund të ketë manipulime, Parlamenti Evropian emëron vëzhgues për zgjedhjet në Serbi 3 min read
  • Ballkan
  • News

Dyshime se mund të ketë manipulime, Parlamenti Evropian emëron vëzhgues për zgjedhjet në Serbi

The Geopost October 16, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.