Parada ushtarake e Beogradit nuk ishte vetëm spektakël ceremonial, por marshim i hapur antishqiptar e kërcënim për rajonin, thotë kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Luginën e Preshevës, Enkel Rexhepi.
Më shumë se 10,000 pjesëmarrës prezantuan rreth 2,500 njësi armësh dhe pajisjesh ushtarake, mbi 600 automjete, 70 avionë dhe 20 mjete uji në këtë paradë të shtunën.
Sipas Rexhepit, e gjithë kjo ishte demonstrim i një ushtrie që shqiptarët e njohin mirë: ushtri e dhunës, krimeve të luftës dhe spastrimeve etnike.
“Ky është provokim për rajonin, por edhe ndaj popullit tonë, është edhe fyerje e rëndë ndaj dinjitetit kombëtar. Në këtë sfond, pjesëmarrja e myftiut shqiptar është akt i turpshëm dhe i papranueshëm. Ai nuk përfaqëson komunitetin tonë, por është bërë vegël e propagandës serbe, pjesë e luftës hibride që synon ta thyejë moralin tonë përmes rekrutimit të individëve kundër interesit të vet kombit. Si rasti i ministrit Demo Berishës”, shkruan Rexhepi në Facebook.
Sipas tij, ky është cenim flagrant i nderit dhe dinjitetit shqiptar dhe nuk mund as të pranohet, as të relativizohet, as të mbulohet me justifikime.
Kjo është parada e parë ushtarake në Beograd që nga viti 2014, kur presidenti rus, Vladimir Putin ishte i ftuar special në Serbi.
/The Geopost

SHBA-ja paralajmëron Serbinë për bashkëpunimin gjithnjë e më të ngushtë me Kinën në fushën e inteligjencës artificiale
Alarm për dron në Lituani, NATO ngrit avionët luftarakë – objekti rezulton të jetë tufë zogjsh
Stradner: FSB-ja do të ndërhyjë në zgjedhjet në Serbi, inteligjenca serbe dhe ruse po bashkëpunojnë për të ndalur studentët
Daçiqi zbulon frikën e Beogradit: Si t’i vendosim sanksione Rusisë kur na ndihmojnë ta mbajmë Kosovën të bllokuar në UN?!
“Koha që Serbia të përballet me pasojat”: Brukseli ndryshon ton pas funeralit të Mlladiqit
Mladiqi vdiq, por ideologjia e tij mbeti gjallë – gazetari britanik me analizë për Serbinë