Nuk duhet aspak të tallemi me “Botën Serbe” pasi është kopje e mjerueshme e narrativës që vjen nga Rusia, disi edhe Kina.
Ky projekt në të vërtetë është një kthesë e re në spirale dhune poshtë së cilës rrëshqet Serbia. Në ndërkohë, regjimi ka qëllim të llogaris në disa serbë nga Vojvodina, të cilët nuk ëndërrojnë të pavarur këtë vend, por Serbinë në të cilën institucionet e saj do të punojnë dhe në të cilën do të ekzistojë përgjegjësi penale për sjellje kriminale.
“Mali i Zi kurrë nuk ka qenë më afër Bashkimit Evropian”, porositi Komisarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos. Ajo pas Konferencës Ndërqeveritare mes BE-së dhe Malit të Zi, në të cilën kjo e fundit mbylli edhe pesë kapituj negociues, tha se vendi ka avancuar në procesin e integrimit dhe se është kandidat me rezultatet më të mira, me gjithsej 12 kapituj të mbyllur.
Pushteti në Mal të Zi është i përbërë nga një koalicion i gjerë i Lëvizjes Evropa i drejtuar nga kryeministri Millojko Spajiq, partive të afërta me Beogradin zyrtar fqinje që i udhëheqin Andrija Mandiq dhe Milan Knezheviq, si dhe partive të boshnjakëve dhe shqiptarëve. Qeveria malazeze ka 34 anëtarë, nga të cilët shtatë zëvendëskryeministra dhe 26 ministra.
Ekziston pjesë pro-ruse dhe pro-serbe, por ajo zor se ka fuqi të përmbysë politikën e Malit të Zi.
Njohësit e rrethanave politike janë të prirë edhe të besojnë në mundësinë që Partia Demokratike Socialiste (DPS) e Milo Gjukanoviqit, presidentit shumëvjeçar të Malit të Zi, e cila në 2020 shkoi në opozitë, të jetë pjesë e pushtetit që do ta futë Malin e Zi në BE. Nuk është alternativë të shkohet në “Botën Serbe”, shkruan Direktno.
Aleksandar Vulin i afërt me Moskën ka deklaruar se “krijimi i ‘Botës Serbe’ është proces që nuk mund të ndalet” duke theksuar se është e rëndësishme që të gjithë serbët, pa marrë parasysh ku jetojnë, të jenë të bashkuar dhe që për të gjitha çështjet me interes kombëtar “të vendosin bashkë në Beograd, në kryeqytetin e të gjithë serbëve”.
Për mbrojtjen e ëndrrës së “Botës Serbe” kohëve të fundit janë mobilizuar shumë medie të afërta me pushtetin në serbi si TV Pink dhe Informer. Për më tepër, “Bota Serbe” kuptohet ndryshe. Ajo është e njëjtë me shtetin serb, dukshëm më i madh se ekzistuesi, prandaj thirrja serbëve të mblidhen në “botën e tyre” në fakt është thirrje të përpiqen që territoret në fqinjësi ku serbët janë shumicë të bashkohen me shtetin amë. Kështu Vulin e kupton “Botën Serbe”.
Në fund të fundit, ideja është e qartë, të shkatërrohen sa më shumë jetë, në kënaqësinë e regjimit mbi fatet njerëzore. Në qytete anembanë Serbisë mbi 200,000 fëmijë jetojnë poshtë kufirit të varfërisë absolute dhe vdesin nga uria.
ë rrugët e Beogradit, jetojnë më shumë se 5,000 të pastrehë, çfarë në numrin e përgjithshëm të banorëve është shifër tepër e madhe. Kemi njerëz që janë plotësisht të padukshëm për sistemin ose për ndonjë kusht absurd nuk i plotësojnë pikat për marrjen e ndihmës sociale.
Neo-radikalët kapen për rrënjët e kalbura të shovinizmit, prandaj sipas shembullit të kriminelit Sllobodan Millosheviq, i cili në fund të viteve ’80-ta egon e tij për luftë në Ballkan e filloi me një përballje të brendshme politike me të ashtuquajturit “autonomistë” në Vojvodinë./TheGeopost.

Çfarë po ndodh në fabrikën kineze në Serbi – Dëshmi të reja për abuzim të punëtorëve
Aleksiq: Me një front kundër regjimit të Vuçiqit
Janiq: SHBA-të pritet të paraqesin dokument për njohje të ndërsjellë Kosovë–Serbi
Hulumtuesi kroat zbulon lidhjet e errëta të Veselinoviqit me Vuçiqin dhe Dodikun
Pjesëtarë të inteligjencës ushtarake serbe të përfshirë në shpërthimin në Ibër-Lepenc
FSK-ja do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën