Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Fact Checking
  • Lajme

“NATO po ndahet”, dezinformata nga Peskov e publikuar në Informerin serb

The Geopost February 8, 2024 2 min read
Share the news

“Shok në Evropë, NATO po ndahet?! Rusia bëri një njoftim urgjent, një lajm i papritur tronditi kontinentin”. Artikulli i publikuar me këtë titull është një dezinformim i radhës për Aleancën Veriatlantike të NATO-s i publikuar të hënën në gazetën serbe “Informer”.

Deklarata u dha nga zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov.

Çka tha Peskov?

“Moska po ndjek nga afër debatet për krijimin e një aleance ushtarake evropiane pa pjesëmarrjen e SHBA-së. Nuk është një ide e re, por Evropa ka mbetur e fokusuar në NATO deri më sot. Planifikimi i pavarur i politikës së sigurisë, përkatësisht identiteti i pavarur kur bëhet fjalë për mbrojtjen e sigurisë së vet në Bashkimin Evropian, është marrë në konsideratë për më shumë se një dekadë. Deri më tani, evropianët nuk kanë pasur sukses në asgjë, por deri më tani ata i kanë qëndruar besnikë qasjes së tyre drejt NATO-s”.

Analizë:

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shfrytëzon Dmitry Peskovin, zëdhënësin e tij, për të shpërndarë propagandën që në cak ka Perëndimin.

Fuqia më e madhe ushtarake në botë, Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut, e quajtur edhe Aleanca e Atlantikut të Veriut, është një aleancë ushtarake ndërqeveritare e 31 shteteve anëtare – 29 evropiane dhe dy të Amerikës së Veriut. Të gjitha shtetet kanë një dakordim mbi mbrojtjen e vendeve të tyre dhe në vazhdimësi krerët e shteteve kanë shfaqur unitet.

Prandaj kjo cilësohet si dezinformatë sepse NATO është forca më e madhe Veriatlantike që mision e ka paqen dhe mbrojtjen e popujve./G.Venhari-The Geopost/

Continue Reading

Previous: Serbia me hapa larg BE-së,rezolutë ne Kuvend për anëtaresim në Bricks
Next: Rritja e GDP-së së Rusisë përmes shpenzimeve ushtarake maskon probleme më të gjera ekonomike

Si po e kthen inteligjenca artificiale informacionin në armën më të rrezikshme të shekullit 15 min read
  • Fact Checking
  • Siguri

Si po e kthen inteligjenca artificiale informacionin në armën më të rrezikshme të shekullit

The Geopost October 22, 2026
Fivenson: Ballkani duhet të forcojë luftën kundër dezinformimit 1 min read
  • Ballkan
  • Fact Checking
  • Intervista

Fivenson: Ballkani duhet të forcojë luftën kundër dezinformimit

The Geopost October 21, 2026
Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi 2 min read
  • Lajme

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi

The Geopost October 20, 2026
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin 5 min read
  • Analiza
  • Botë
  • Fact Checking
  • Lajme

Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin

The Geopost October 16, 2026
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete 5 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete

The Geopost October 14, 2026
Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit

The Geopost October 13, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.