Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një deklaratë për mediat tha se “Ne kemi një luftë në Evropë, të shkallës dhe llojit që kemi menduar se i përkiste historisë”.
Ai thotë se sapo ka përfunduar një takim me Këshillin e Atlantikut të Veriut dhe një listë e gjatë vendesh kanë rënë dakord të zhvillojnë konsultime urgjente.
“Ky është një moment i rëndë për sigurinë e Evropës,” thotë ai.
Sulmi “i pajustifikuar dhe i paprovokuar” i Rusisë ndaj Ukrainës po vë në rrezik jetë të panumërta të pafajshëm, thotë sekretari i përgjithshëm i NATO-s.
Jens Stoltenberg thotë se Rusia ka nisur sulme ajrore dhe raketore, forcat tokësore dhe forcat speciale nga shumë drejtime duke synuar infrastrukturën ushtarake të Ukrainës dhe qendrat kryesore urbane.
“Ky është një pushtim i qëllimshëm, gjakftohtë dhe i planifikuar prej kohësh. Liderët e Rusisë do të mbajnë përgjegjësi të plotë për veprimet e tyre të pamatura dhe jetët e humbura, shtoi ai.

Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës
Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan
Goditje ndaj rrjetit hibrid rus “Rybar”: Në Mal të Zi arrestohen Mihail dhe Valeria Zvinçuk
Të dërguarit e BE-së miratojnë listat e reja të sanksioneve ndaj Rusisë
Stradner paralajmëron: Shërbimi rus i inteligjencës po përgatit “ferr” më 25 tetor në Serbi
Partitë ruse në Serbi: Statusi i pakicës, ndjenjat pro-ruse dhe llogaritjet politike