Sipas ligjit për “sigurinë e informacionit”, ndalohet “transmetimi në radio dhe televizion i lajmeve, programeve ushtarake, politike dhe analitike nga vendet që nuk kanë ratifikuar Konventën Evropiane për Televizionin Ndërkufitar”, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.
Gjithashtu, 50 për qind e programeve të huaja të transmetuara në televizion duhet të vijnë nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara ose nënshkruesit e kësaj konvente evropiane.
Në terma konkretë, kanalet televizive moldave do të mund të transmetojnë vetëm filma, seriale, programe muzikore ose programe zbavitëse ruse.
Autoritetet ruse kanë qenë shumë kritike ndaj Moldavisë, një vend me një shumicë rumune-folëse, por një pakicë të madhe rusisht-folëse, veçanërisht pasi ajo ka mbështetur fuqishëm Kievin që nga fillimi i luftës.
Qeveria ka pranuar refugjatët e luftës, ka aplikuar për anëtarësim në BE dhe i është premtuar një rritje e konsiderueshme e ndihmës ushtarake nga Perëndimi.

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete
Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit
Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës
Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan