Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • Lajme

Masakra në “Panda” u krye nga udhëheqësit e sotëm të klanit Zemun dhe Škaljar

The Geopost March 14, 2023 7 min read
Share the news

“Ne jemi ushtarët”. Kjo ishte e vetmja fjali që Luka Bojovic, lideri i klanit të ri të Zemunit, u shqiptoi në serbisht miqve dhe kolegëve të tij që u arrestuan me të pas drekës në një restorant më 9 shkurt 2012, kur ai u arrestua në Valencia. Në tavolinë me Bojoviqin ishin Vladimir Milisavljeviq “Budala”, Vladimir Mijanoviq “Zuba” dhe Sinisha Petrić “Zenica”, bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë nga klani, por edhe nga fushëbeteja e ish-Jugosllavisë. Një paralajmërim i shkurtër për miqtë se ata ishin ushtarë u pasua nga refuzimi i tyre për të dorëzuar dokumentet e kërkuara në policinë spanjolle. Të tre u bindën pa fjalë.

Kjo katërshe e arrestuar është ilustrimi më grafik i lidhjeve në mes të krimeve të luftës dhe klaneve të sotme kriminale, shërbimeve të sigurisë dhe madje edhe majës së shtetit serb.

Përveç Bojoviqit, për të cilin praktikisht dihet gjithçka që nga arrestimi i “Zemuncit”, më pak i shkruar dhe i njohur është për Sinisha Petriqin “Zenica”, një nga bashkëpunëtorët dhe miqtë më të ngushtë të Bojoviqit nga koha kur ai shkoi në Erdut vetëm në moshën 18 vjeq në vitin 1991 ai shkoi në Erdut për t’u bashkuar me njësinë paraushtarake Gardës Vullnetare Serbe të Željko Ražnatović Arkan.

Meqë në atë kohë “Zenica” iu bashkua Arkanit, në fushën e përgjakshme të betejës kroate filloi miqësia dhe bashkëpunimi i kahershëm mes Bojoviqit dhe Petriqit. Në 1993 dhe 1994, Petriq u bë anëtar i bandës famëkeqe të Marinko Magdës, e cila kreu një sërë krimesh monstruoze dhe masakroi familje të tëra në Subotica, Crvenka dhe Szegedin për hir të përfitimit. Hetimi zbuloi se armët e përdorura për këto krime ishin armë të sjella nga fusha e betejës nga anëtarët e grupit të Magda. Petriq u dënua me 15 vjet burg dhe u vendos në burgun “Dubravë” afër Istokut në Kosovë, nga ku u zhduk në vitin 1999 gjatë bombardimeve të NATO-s, me ndihmën e Njësisë së Operacioneve Speciale të udhëhequr nga Milorad Ulemek Legija. Në vitin 2003, Petriq do të arrestohet sërish, me urdhër-arresti ndërkombëtar, sërish në burg dhe – sërish – arratiset. Emri i tij lidhet me disa likuidime profesionale në ato vite, të kryera në kurriz të klanit Zemun, derisa u arrestua në Valencia në vitin 2012, së bashku me bashkëpunëtorin e tij të vjetër Bojoviq dhe u dënua me 15 vjet burg.

Bojoviq tha të vërtetën gjatë arrestimit të tij në Valencia – ai dhe “Zenica” janë ushtarë. Fillimisht të Arkanit, pastaj të Legijas, pastaj të klanit Zemun dhe gjatë gjithë kësaj kohe ishin ushtarë besnikë të Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Serbisë, Agjencisë së sotme Siguri-Informative (BIA).

Këtë më së miri e dëshmon aktiviteti i fortë inteligjent-diplomatik që sipas burimeve të mirëinformuara është kryer nga shërbimet diplomatike serbe në vitet e fundit për të gjetur një zgjidhje ligjore për lirimin e Bojoviqit dhe Petriqit, që do të transferohet në një burg “fqinj” ku BIA mund t’i kontrollojë.

Kur Luka Bojoviq mbërriti në Serbi në fund të vitit 2022, pasi kreu 10 nga 18 vite të burgimit me të cilat ishte dënuar në Spanjë, lajmi se Siniša Petrić “Zenica” ishte lejuar të kryejë tre vite dhe 10 muaj e fundit e dënimit të tij në burgun e Trebinjës kaluan plotësisht pa u vënë re. Siç po ndodh me Petriqin kur ai është në dorë të BIA-s, pritet që ky vrasës i paskrupullt të “avullojë” nga burgu i Trebinjës, që do të ishte hera e tretë që ai e bën këtë. Ai duhej të transferohej në Trebinje në fund të vitit 2022, por nuk ka asnjë informacion zyrtar se kjo ka ndodhur realisht.

MASAKRA NË KAFENENË “PANDA” NE PEJE

Por nëse në Serbi do të ekzistonte vullneti politik, tani do të mund të zbardhej dhe zgjidhej deri në fund rasti i masakrës në kafenenë “Panda” në Pejë, ku u vranë gjashtë të rinj më 14 dhjetor 1998. Ivan Obradovic (14), Vukota Gvozdenovic (16), Svetislav Ristic (17), Zoran Stanojevic (17), Dragan Trifkovic (17) dhe Ivan Radevic (25) u vranë atë natë, dhe familjet e tyre ende nuk kanë përgjigje pas 24 vjetësh as edhe një fije shprese nga institucionet shtetërore të Serbisë se hetimi mund të përfundojë së shpejti dhe të ngrihen akuza për vrasjen e fëmijëve dhe vëllezërve të tyre.

Sipas informacioneve të sigurta të siguruara nga portali M nga shërbimet rajonale të inteligjencës, këtë krim e kanë kryer për Shërbimin e Sigurimit Shtetëror, Luka Bojoviq, Sinisha Petriq “Zenica” dhe Radomir Boban Baçoviq, sot kryetar i klanit Skaljar dhe një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Bojoviqit. Urdhri ishte dhënë nga Radomir Rade Markoviq, atëherë shef i Shërbimit të Sigurimit Shtetëror, Milorad Ulemek Legija, komandant i Njësisë së Operacioneve Speciale (JSO), ishte organizator, dhe Bojoviq, “Zenica” dhe Baçoviç ishin ekzekutuesit e drejtpërdrejtë.

Shumë pak njerëz kanë informacion për përfshirjen e tyre në masakër, është klasifikuar në nivelin më të lartë dhe BIA e sotme, pasardhësja e Sigurimit të Shtetit, e përdor atë për interesat e veta dhe të elitës politike serbe.

Masakra në kafenenë e Pejës ndodhi më 14 dhjetor 1998, në kulmin e konfliktit në Kosovë, kur Sllobodan Millosheviqi kishte vendosur ta zgjidhte “çështjen e Kosovës” me forcë të armatosur. Shqiptarët u dyshuan menjëherë për vrasjen e gjashtë të rinjve dhe mediat e shpallën si fajtore kryesore Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Tri ditë pas vrasjes, policia arrestoi Agron Kolçakun, Gazmend Bajramin, Xhevdet Bajramin, Beqir Loxhën dhe Vllaznim Pergjegjaj, të dyshuar për krimin në lagjen Kapishnica të Pejës. Në publik u krijua imazhi se anëtarët e OVK-së ishin përgjegjës për vrasjen dhe se ishte hakmarrje për vrasjen e 34 anëtarëve të organizatës së tyre disa ditë më parë, duke arritur kështu objektivin e qeverisë së Millosheviqit – tensionet ndërmjet Serbëve dhe Shqiptarëve në Kosovë ishin në maksimum dhe rruga drejt hakmarrjes së përgjakshme ishte e hapur. Pesë shqiptarët e dyshuar u liruan më 15 dhjetor 1999 me ndërhyrjen e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

MBRAPA SKENAVE

Megjithatë, ajo që ishte fshehur nga publiku dhe spiunët e zgjuar të medias në atë kohë, ishte se në kohën e krimit në kafenenë Panda, Peja ishte nën kontrollin e njësisë së operacioneve speciale të Ulemek, e cila patrullonte qytetin çdo ditë, duke shkaktuar një shqetësim për popullatën serbe dhe atë shqiptare. Që nga viti 1997, selia e JSO-së ndodhej në një vendpushim afër manastirit të Deçanit, kështu që është e vështirë të besohet se UÇK-ja, dhe veçanërisht një grup më pak i organizuar, do të guxonte të bënte një masakër të tillë në prani të “Beretave të kuqe” të famëkeqe të Ulemekut, të përbërë nga forca speciale të stërvitura mirë, por në një masë të madhe edhe kriminelë të paskrupullt të ngurtësuar, të rekrutuar nëpërmjet Shërbimit të Sigurimit të Shtetit nga burgjet dhe nga rruga. Në radhët e tyre bëjnë pjesë anëtarët të “Tigrave” të Arkanit, një njësi paraushtarake të cilës Luka Bojović iu bashkua në vitin 1991 në moshën 18-vjeçare.

Rreth qëndrimit të Luka Bojoviqit me Legijën në Kosovë gjatë luftës dhe ndërhyrjes së NATO-s ka dëshmi televizive të babait të tij Vuk Bojoviqit dhe mikut të ngushtë dhe truprojës së Arkanit Rada Rakonjac. Vuk Bojovic pretendoi se djali i tij Luka iu bashkua “Tigrave” të Arkanit vullnetarisht, “i mashtruar nga propaganda e Serbisë së Madhe” dhe se të gjitha detyrat e mëtejshme, përfshirë qëndrimin e tij në Kosovë në 1998 dhe 1999, u kryen me urdhër të Shërbimit të Sigurimit Shtetëror.

Atë dhjetor të vitit 1998, vetëm 26 kilometra larg Pejës dhe 50 nga baza “Beretat e Kuqe” e Legijas, miku i vjetër i Bojoviqit nga “Tigrat” dhe vrasësi i shumëfishtë brutal Sinisha Petriq “Zenica” po vuante dënimin me 15 vjet burg në “Dubravë” burgun afër Istogut. Në fund të viteve të zymta të 1990-ta, Shërbimi i Sigurimit Shtetëror Serb rekrutoi edhe Radomir Boban Baçoviqin, asokohe anëtar i bandës kriminale të Nikshiqit “Kvartasi”. Në dosjen e tij shënohet zyrtarisht vetëm një arrestim në Serbi në vitin 2013, por burime të mirëinformuara pohojnë se kjo ishte punë e SDB-së, e cila pasi e arrestoi për kundërvajtje, e liroi nga burgu ndërsa ai nga ana e tij bënte punë të pista për shërbimin.

Pasi mori urdhër nga shefi i atëhershëm i SDB-së Radomir Markoviq që në Kosovë të bëhej një masakër, e cila do t’i atribuohej shqiptarëve dhe UÇK-së, për të krijuar mjedisin për një aksion ushtarak absolut, Milorad Ulemek Legija zgjodhi tre persona për këtë detyrë – Luka Bojoviq, Sinisha Petriq dhe Radomir Baqoviq.

Treshja që do të kryejë masakrën në “Panda” do të shndërrohet në një nga klanet kriminale më famëkeqe në Europë./Mportal/

Continue Reading

Previous: Raporti i Freedom House për Serbi – rënie e lirive dhe lidhja e shtetit me krimin e organizuar
Next: Juratovic: Vuçiq, nacionalizmi, miqtë e Putinit… ky është imazhi i Serbisë

Dezinformimi nga “Sputnik”: Rezoluta e Kuvendit për Luginën e Preshevës nuk parasheh ndryshim kufijsh 6 min read
  • Ballkan

Dezinformimi nga “Sputnik”: Rezoluta e Kuvendit për Luginën e Preshevës nuk parasheh ndryshim kufijsh

The Geopost April 29, 2026
A po rreshtohet Serbia me naftën ruse përmes Druzhbës? 8 min read
  • Ballkan

A po rreshtohet Serbia me naftën ruse përmes Druzhbës?

The Geopost April 29, 2026
Shqipëria nënshkruan me SHBA-në marrëveshje për gazin në vlerë prej 6 miliardë dollarësh 4 min read
  • Ballkan

Shqipëria nënshkruan me SHBA-në marrëveshje për gazin në vlerë prej 6 miliardë dollarësh

The Geopost April 29, 2026
Frankfurter Rundschau: Zgjedhjet mund të sfidojnë seriozisht pushtetin e Vuçiqit 3 min read
  • Ballkan

Frankfurter Rundschau: Zgjedhjet mund të sfidojnë seriozisht pushtetin e Vuçiqit

The Geopost April 28, 2026
BE i bën thirrje Serbisë të zbatojë plotësisht rekomandimet e Komisionit të Venedikut 3 min read
  • Ballkan

BE i bën thirrje Serbisë të zbatojë plotësisht rekomandimet e Komisionit të Venedikut

The Geopost April 28, 2026
Teksa ankohet për marrëveshjen ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Serbia avancon blerjet e armëve nga Kina 3 min read
  • Ballkan

Teksa ankohet për marrëveshjen ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Serbia avancon blerjet e armëve nga Kina

The Geopost April 28, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.