Sot, qytetarët e Republikës së Kosovës po ushtrojnë të drejtën e votës në zgjedhjet e para parlamentare të rregullta pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008. Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote është 1 milion e 970 mijë e 944 votues. Për herë të parë, më shumë se 125 mijë të rinj marrin pjesë në zgjedhje.
Po ashtu, 104 mijë e 924 qytetarë janë regjistruar për të votuar jashtë vendit, dhe diaspora ka mundësinë të shprehë votën përmes përfaqësive diplomatike. Votimi përmes postës ka nisur më 9 janar. Në këto zgjedhje, garojnë 28 subjekte politike, me gjithsej 1280 kandidatë për deputetë.
Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, heshtja zgjedhore do të zgjasë vetëm gjatë 12 orëve të votimit, që fillon nga ora 7:00 e mëngjesit dhe përfundon në ora 19:00 të mbrëmjes. Do të ketë gjithsej 941 qendra votimi, nga të cilat 903 janë për votim të rregullt me 2 mijë e 533 vendvotime, ndërsa 38 qendra janë për votim të kushtëzuar (një për secilën komunë), me gjithsej 56 vendvotime.
Sipas ligjit të ri për zgjedhjet e përgjithshme, numërimi i fletëvotimeve do të bëhet në dy faza: në fazën e parë do të numërohen fletëvotimet për subjektet politike, ndërsa një ditë pas zgjedhjeve do të fillojë numërimi i pjesës tjetër për kandidatë për deputetë. Për herë të parë, qytetarët do të mund të votojnë për dhjetë kandidatë për deputetë.
Zgjedhjet parlamentare do të monitorohen nga mbi 100 vëzhgues të Bashkimit Evropian.
/The Geopost

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete
Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit
Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës
Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan