Në Gjermani janë kryer konfiskimet e para të pasurive të paluajtshme ruse në Gjermani. Ky është rasti i parë në Gjermani ku janë sekuestruar realisht pasuri të paluajtshme.
Si pjesë e sanksioneve të BE pas luftës së agresionit rus kundër Ukrainës, në Gjermani janë sekuestruar për herë të parë prona të paluajtshme në pronësi ruse. Konkretisht bëhet fjalë për tre banesa që i përkasin një deputeti të sanksionuar të Dumës dhe bashkëshortes së tij.
Është konfiskuar edhe llogaria bankare në të cilën paguhen qiratë, tha kryeprokurorja që kryen hetimet Leiding në Mynih, e ngarkuar me hetimin. Sipas njohurive të deritanishme, ky është rasti i parë në të gjithë Gjermaninë ku jo vetëm janë ngrirë asetet për shkak të sanksioneve, por janë sekuestruar realisht pasuri të paluajtshme, theksoi Leiding.
Kohët e fundit, numri i aseteve të oligarkëve rusë të sekuestruara në të gjithë BE ka qenë shumë më i lartë se në fillimin e sanksioneve. Një zëdhënës i Komisionit Europian tha për gazetën “Welt” se shuma pothuajse është dyfishuar që nga prilli, nga 6.7 miliardë euro në më shumë se 12.5 miliardë euro.
Kjo rritje ka të bëjë me faktin se shumë asete në Gjermani u konstatuan dhe u bllokuan, u bë e ditur.
Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner tha javën e kaluar se kishte ngrirë asete ruse me vlerë rreth 4.5 miliardë euro. Këto janë asete të Bankës Qendrore, fitime nga kapitalet në kompani, si dhe anije e jahte.

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit
Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë
Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit
Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë
Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ruse si mjet militarizimi
“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999