E-maili që ka ardhur sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” se ka një bombë, ka ardhur në gjuhen arabe.
Është shkruar kot, sa për ta rritur ndjenjën e pasigurisë, ta sabotojë infrastrukturën vitale në Republikën e Kosovës.
Kështu tha për Kosovapress, një burim nga institucionet e sigurisë.
Në kohën kur rruga u mbyll me barrikadë, në anën serbe të kufirit në Merdar, rruga e mërgimtarëve shqiptar, Serbia ka dashur që ta rrisë këtë pasiguri edhe me bllokimin e Aeroportit.
Megjithëse, e-maili është shkruar në gjuhën arabe, hetimet kibernetike kanë treguar se, bëhet fjalë për një e-mail të fshehur mirë, por që ka ardhur nga Serbia.
Institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës, në vazhdimësi kanë dyshuar se, format e kërcënimit përmes radikalizmit fetar në Kosovë mund të vijnë nga Serbia, rasti i sotëm ishte ndër rastet e rralla që është argumentuar se dyshimet tona janë me vend./Telegrafi/

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë
Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit
Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit
SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi
Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina
Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj