epa10771286 A handout photo made available by TASS Host Photo Agency shows the Russia’s President Vladimir Putin and Patriarch Kirill of Moscow and All Russia attending the plenary session of the Second Summit Economic and Humanitarian Forum 'Russia-Africa' in St.Petersburg, Russia, 27 July 2023. The Second Summit Economic and Humanitarian Forum 'Russia-Africa' will take place from July 27 to 28 at the congress-exhibition center Expoforum in St.Petersburg. EPA-EFE/Yegor Aleyev / TASS Host Photo Agency/ HANDOUT HANDOUT EDITORIAL USE ONLY/NO SALES
Hekurudhat Ruse planifikojnë të krijojnë një Qendër të Unifikuar Dispeçer për kontrollin e trenave në Serbi deri në vitin 2025. Kështu thuhet në materialet e kompanisë të paraqitura në samitin ruso-afrikan, transmeton agjencia ruse e lajmeve TASS.
“Dokumentacioni i projektit është zhvilluar për krijimin e një Qendre të Unifikuar Dispeçer (EDC) për kontrollin e trafikut të trenave në Serbi,” citon TASS, duke kujtuar se një marrëveshje për ndërtimin e një EDC në qytetin e Beogradit u nënshkrua më 21 dhjetor 2022.
Zbatimi i projekteve është planifikuar, siç thuhet, në periudhën 2023-2025.
Në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar me Serbinë në vitin 2019, kanë përfunduar punimet kryesore në rrjetin e kontaktit në seksionet dhe stacionet e linjës Stara Pazova – Novi Sad, si dhe është ndërtuar dhe dorëzuar në funksionim provë nënstacioni Inxhija. Gjithashtu ka përfunduar projektimi i rindërtimit të linjës Valjevë-Vrbnicë, sipas materialit të kompanisë.
Që nga viti 2014, RZD International ka modernizuar dhe ndërtuar hekurudhat e Serbisë sipas një kontrate të nënshkruar në vitin 2013. Shuma totale e kontratës është 941 milionë dollarë, nga të cilat 800 milionë dollarë janë ndarë nga një kredi shtetërore për eksport të dhënë nga Qeveria e Federatës Ruse për Qeveria e Republikës së Serbisë, sipas agjencisë ruse të lajmeve.
Aktualisht, ka përfunduar rindërtimi i linjave Beograd – Pançevë, Resnik – Valjevë, objekte infrastrukturore në kuadër të zhvillimit të korridorit 10 të transportit pan-evropian. 27 trena me naftë të prodhimit rus janë dorëzuar në Serbi.
Samiti i dytë Rusi-Afrikë po mbahet në Expoforum në Shën Petersburg dhe paralelisht është organizuar një forum ekonomik dhe humanitar. Motoja ishte, si herën e kaluar, Për Paqe, Siguri dhe Zhvillim.
Ngjarjet organizohen nga Fondacioni Roskongres. TASS është agjencia e fotografive dhe partneri mediatik i Samitit dhe Forumit dhe është gjithashtu mikpritës i Forumit të dytë Ruso-Afrikan të Medias./Danas/

“Radar” publikon dokumentet ekskluzive të mbikëqyrjes sekrete të kritikëve të Vuçiqit nga BIA
Vuçiq fali 49 persona para largimit nga presidenca, në listë ish-zyrtarë dhe persona të përfshirë në incidente
“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s
Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq
Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë